Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/92239580_635808984012639_8546230817272102912_n-750x375-1.jpg

Publikohet letra që shqiptarët i dërguan Kancelares Merkel



Biznesmeni shqiptar Lazim Destani, ka publikuar letrën që i ka dërguar Kancelares Merkel.

Destani ka drklaruar se në emër të Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) ia ka përcjell Kancelares Angela Merkel urimet më të mira, si dhe kërkoi angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në vijim jua sjellim të plotë përmbajtjen e letrës së nënshkruar nga 15 anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare:

KËSHILLI KOORDINUES I DIASPORËS Korrik 2020

Bundeskanzlerin Dr. Angela Merkel
Bundeskanzleramt
Willy-Brandt-Straße 1
10557 Berlin

E nderuar Zonja Kancelare Dr. Angela Merkel,

Ju shkruajmë si Këshill Koordinues i Diasporës, Institucion shtetëror që përfaqëson interesat e diasporës shqiptare me banim në vende të ndryshme të botës.

Sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, posaçërisht në këtë periudhë pandemie, janë të mëdha dhe ne jemi të bindur se nën udhëheqjen Tuaj do të jemi në gjendje t’i kalojmë ato me sukses.

Zonja Kancelare, përmes kësaj letre dëshirojmë gjithashtu angazhimin Tuaj për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave.

Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare, e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropriane për të Drejtat e Njeriut.

Ne shprehim besimin që liberalizimi i vizave do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në respektimin e të drejtave themelore të njeriut por edhe në ekonomi, kulturë si dhe në procesin e negociatave me Serbinë, proces në të cilin Bashkimi Evropian ka një rol të pazëvendësueshëm.

Jemi shumë mirënjohës që Ju personalisht dhe Gjermania, po e mbështesni prej kohësh liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo gjë të bëhet realitet.

Duke ju uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme, mbetemi në pritje të përgjigjes Suaj pozitive.

Ju lutemi Zonja Kancelare, pranoni përshëndetjet tona të sinqerta dhe konsideratën më të lartë.

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës:

Dr.h.c. Lazim Destani……………. Gjermani
Prof. Dr. Sokrat Sinaj…………….. Zvicër
Anila Hyka Smorgrav……………. Francë
Ardian Lekaj………………………… Holandë
Rosario Petta………………………… Itali
Dr. Gazmend Kapllani…………… Greqi
Brikena Muharremi……………….. Britani e Madhe
Endri Hatillari………………………. Britani e Madhe
Dr. Adriana Fishta-Bejko………. Kanada
Ardian Radovicka…………………. Kanada
Mark Gjonaj…………………………. SHBA
Visar Tasimi…………………………. SHBA
Esmeralda Mosko………………….. SHBA
Bashkim Bekiri……………………… Australi
Namik Shabi…………………………. Turqi

Adresa postale: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1.1000, Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]
http://keshilli.koordinues.diaspora.gov.al/

Të fundit

Nëntogeri shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Angli

Sot në Akademinë Mbretërore Ushtarake, ka diplomuar Nëntoger Klevis Elezaj, shkruan KultPlus. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Londër, e cila diplomimin e Elezajt e konsid

Zvicër/ Ermira Lefort, artistja që bën sallat e koncerteve të këndojnë shqip

Pianistja shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, prej vitesh kontribuon dhe afirmon kulturën shqiptare në Zvicër përmes pianos. Me pasionin e saj për profesionin, ka bërë që sallat e koncerteve zvic

Aktorja shqiptaro-kanadeze, prezanton filmin e ri

Producentja dhe aktorja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, do të prezantohet me filmin “The Cuban”, në Sunset Barrie Drive-in Theatre, Ontario. Për t’iu përshtatur kushtëzimeve për shkak të p

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

Info Tjera