Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/WhatsApp-Image-2020-08-27-at-19.34.38.jpeg

Tekste falas shqip dëegohen në Norvegji dhe Finlandë



Qendra e Botimeve për Diasporën ka përfunduar ditën e sotme procesin e dërgimit të teksteve mësimore falas drejt Norvegjisë e Finlandës.

Janë 1755 tekste dhe rreth 80 kuti të cilat do të plotësojnë kërkesat e shkollave shqipe në Oslo të Norvegjisë dhe në Vantaa, Espoo dhe Helsinki të Finlandës.

Prej muajsh, Qendra e Botimeve për Diasporën ka mbledhur kërkesat e klasave të gjuhës shqipe për nevojat e tyre me pajisjen e teksteve mësimore dhe ka mundësuar sigurimin e teksteve shkollore për t’i dërguar në kohë çdo fëmije në Diasporë libra në gjuhën shqipe: tërheqës, argëtues, informues dhe ftues për të zgjuar e mbajtur gjallë dëshirën e mësimit të gjuhës amtare.

Në vendet skandinave, të cilat shquhen për një qasje mbështetëse ndaj gjuhës dhe kulturës së të ardhurve nga vendet e tjera dhe metoda të përparuara arsimimi e integrimi, gjuha shqipe është integruar në sistemin e tyre arsimor.

Edhe mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare atje, gjithashtu kanë kërkuar ndërveprim me QBD, bazuar në vizionin e misionin saj për cilësi tekstesh mësimore, mbështetje të shkollave të gjuhës shqipe në Diasporë dhe përhapje të gjuhës e kulturës shqiptare kudo ku ka shqiptarë.

Rreth treqind shkolla në Diasporë presin pajisjen me tekste shkollore të mundësuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, në bashkëpunim me selitë diplomatike në vendet pritëse, me Ministrinë për Punët e Jashtme dhe Evropën dhe Postën Shqiptare.

Nxënës të Diasporës shqiptare kudo ndodhen, nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia etj. mund të pajisen me fjalorë dygjuhësh, libra me përralla dygjuhëshe, abetare apo materiale ndihmëse për fillestarë, libra me vjersha të autorëve më të mirë, tregimet dhe legjendat e moçme shqiptare.

Deri tani QBD ka dërguar tekste mësimore në Kanada, SHBA, Suedi, Angli, Slloveni, Austri, Kroaci, Greqi Gjermani, Zvicër, Çeki, Francë, Turqi, Belgjikë, Spanjë dhe Rumani.

Për vitin shkollor 2019-2020, Qendra e Botimeve për Diasporën, arriti në kohën e duhur të pajisë me 12 000 tekste mësimore nxënës në 19 shtete të ndryshme, si dhe me materiale të tjera plotësuese në gjuhën shqipe ndërsa për vitin shkollor 2020-2021 do të pajisen me mbi 17 mijë tekste shkollore dhe plotësuese shkollat e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në 22 vende brenda muajit shtator.

Të fundit

Grenell kërkon votën e shqiptarëve në Michigan

Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një fushatë elektorale me shqiptarët republikanë në Michigan të SHBA-së. Takimi u mbajt më 20 tetor 2020,

Mama Bar – si përballet bari kult me pandeminë?

Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbuluara sipas etiketës pandemike) kujdeset që të

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada

Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997.  Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjithçka

Njihuni me shqiptarin me çifteli që po çmend yjet botërore

Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja është një djalë shumë i talentuar në muzikë. Jurgeni jeton në Gjermani dhe puna që bën nuk ka lidhje me muzikën, megjithatë ai e sheh

Italia miraton ligjin e ri për emigrantët shqiptarë, kush punon merr leje qëndrimi

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit. Me anë të këtij ligji të ri

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

Info Tjera