Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/oriola-1.jpg

SHBA / Historia e suksesit e çiftit shqiptar në industrinë e ushqimit



Shefi Enton Mëhillaj dhe gruaja e tij Oriola Koci, prej tetë vitesh drejtojnë një sipërmarrje në Worcester, Massachusetts ShBA. Cifti e hapi restorantin Livia’s Dish më 31 korrik 2012.

Mediat lokale i kanë kushtuar disa shkrime suksesit të çiftit shqiptar , dhe restorantit të tyre duke i paraqitur si një rast suksesi dhe shembull konkret të realizimit të ëndrrës.

“Ne jemi shumë të lumtur që po festojnë suksesin tonë”, thotë Koci. Ky ka qenë një vit shumë interesant dhe shumë i vështirë dhe ne jemi shumë të lumtur qe kemi një arsye për të festuar “ tha Koci.

“Këtë fundjave ne do të kemi çmime më të arsyeshme në restorant si një shenjë vlerësimi për të gjithë ata pjesëtare të komunitetit që na kanë mbështetur që në fillimet tona”, shoi ajo.

Koci tha se kjo ditë e veçantë sigurisht që do të realizohet duke respektuar rregullat e e vendosura per shkak te pandemisë, ku klientët duhet të jenë me maska dhe do të respektojnë distancimin social.

Koci dhe Mëhillaj kanë dhe një restorant tjetër Altea’s Eatery të cilin e kanë hapur në 2016. Të dy sipërmarrjeve u kanë vendosur emrat e vajzave të tyre.

Oriola Koçi lindi në Tiranë, Shqipëri në 1977. Oriola dhe familja e saj emigruan në Worcester kur ishte 18 vjeç me vizë llotarie diversiteti të fituar nga nëna e saj. Ajo ndoqi Kolegjin Supozim për studimet e saj universitare dhe Universitetin Clark për gradën master.

Ndersa Mehillaj i lundur ne Tirane ka emigruar ne mesin e viteve ’90 ne SHBA.

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Info Tjera