Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Future-Face-of-Sales-Marketing-and-Comms-2020-Greater-Birmingham-Chambers-of-Commerce-Daniel-Nikolla.jpeg.jpg

Shqiptari zgjidhet Fytyra e së Ardhmes … (Video)



Daniel Nikolla është shpallur “Fytyra e së Ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikimit 2020” në qytetin e Birminghamit në Mbretëri të Bashkuar.

Danieli u shpall më i miri i kësaj kategorie përballë 4 finalistëve të tjerë.

Çmimet vjetore, të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birmingham-it përzgjedhin çdo vit profesionistët e rinj të vitit, bazuar në arritjet e tyre personale dhe profesionale.

Ndër të tjera, juria e vlerësoi Danielin për prezantimin e një strategjie të re të marketingut bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e përmbajtjes online.

“Danieli ka pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë”, thanë ata. Ai gjithashtu u vlerësua për kontributin në komunitet dhe mbështetjen e kauzave filantropike.

Danieli është vetëm 27 vjeç dhe drejton departamentin e marketingut në kompaninë britanike, Hardy Signs.

Ai ka përfunduar studimet në Marketing dhe Film në Londër dhe ka qenë President i unionit të studentëve të City and Islington College, ku edhe është përzgjedhur si ‘International Student Officer of the Year’ nga kolegjet e Anglisë në 2016.

Publiku shqiptar e ka njohur Danielin, si i riu që realizoi videon në bashkëpunim me UEFA-n për tifozët kuqezi në kampionatin “Euro 2016”.

Të fundit

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

Info Tjera