Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/resized_eth_zurich_credit_eth_zurich_gian_marco_castelberg.jpg

Shqiptarja doktoron në Universitetin e Cyrihut



Shqiptarja Donika Sejdiu ka arritur të pranohet doktorante në Universitetin e Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë.

Në mesin e 43 kandidatëve shqiptarja Sejdiu arriti të bind komisionin se ajo ishte kandidatja e duhur.

Gjithnjë e më tepër të rinjtë shqiptarë në Zvicër po e dëshmojnë veten duke arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës.

Donika Sejdiu është njëra prej tyre.

Nga 1 janari i vitit 2021 Donika Sejdiu i bashkëngjitet doktorantëve të Universitetit të Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë (Bio -Medicine).

Ajo pas përfundimit me sukses të studimeve Bachelor dhe Master pranë të të njëjtit Universitet, arriti të pranohet doktorante e këtij fakulteti.

Donika Sejdiu lindi më 1995 në Zyrih të Zvicrës, shkollën fillore e kreu në Walenstadt dhe gjimnazin në Sargans të kantonit të St. Gallenit në Zvicër, kurse studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Cyrihut.

Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër ajo flet me admirim për vendlindjen e prindërve të tyre (Kumanovë – Maqedoni e Veriut) të cilën e konsideron vendlindje të saj.

Po ashtu vlen të përmendet se Donika Sejdiu përveç që njeh mirë gjuhën e vendit gjuhën gjermane dhe anglishten, ajo e zotëron shkëlqyeshëm edhe gjuhën amtare – gjuhën shqipe, sepse ka qenë edhe nxënëse e Shkollë Shqipe në Walenstadt të Zvicrës.

Të fundit

Gjermania e vendos Kosovën në listën e vendeve me rrezik të lartë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në një njoftim në Facebook ka shkruar se qeveria gjermane nga e premtja ka shtuar 25 vende në listë. Udhëtarët nga këto vende, përfshirë Kosovën, do

Ambasada e Kosovës në Gjermani jep detaje për masat e reja

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e rajoneve në mbledhjen e mbajtur dje, kanë vendosur t’i vazhdojnë masat anti-Covid që kanë qenë në

Në prag të inaugurimit, shqiptaro-amerikanët flasin për të ardhmen

Presidenti amerikan Donald Trump pritet ta lërë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ditën e inaugurimit të Presidentit ri Joe Biden. Ai largohet ndërkohë që ndaj tij është ndërmarrë një pro

Shqiptari bëhet baba i katërnjakëve në Gjermani: Ndodh një herë në 100 vjet

Katërnjak kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut, gjë që ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit. Së pari erdhi Leoni pastaj Luis, vazh

Ardhja e mërgimtarëve, një burim i rëndësishëm i financimit për Kosovën

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për vendin, është shprehur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, përcjell albinfo

Kryesia e Komunitetit Mysliman pritet nga Tërnava

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim anëtarin e Kry

Info Tjera