Si do të votoj diaspora në zgjedhjet e 25 prillit
Çdo shqiptar që jeton jashtë vendit, sipas ministrit për Diasporën Pandeli Majko, do të mund të votojë në zgjedhjet e 25 prillit pa pasur nevojë të deklarojë adresën.
Në mbledhjen e nënkomisionit për diasporën dhe migracionin, Majko theksoi se është krijuar një kakofoni, pasi duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, emigrant nuk ka të drejtë të votosh, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë.
Ministri Majko, duke qenë i vetëdijshëm se ligji ka ngarkuar KQZ-në të krijojë të gjithë bazën ligjore për votën e emigrantëve, sqaroi se kontaktet me këtë institucion, si dhe OSBE-në janë të shpeshta.
Ndërkohë KQZ ka ngritur një grup pune i cili po harton një projektvendim mbi mundësinë e votës së emigrantëve. Po shtyqyrtohen disa variante si vota me postë apo përmes teknologjisë.
Megjithatë, për të marrë pjesë në votime emigrantët shqiptarë do të duhet të regjistrohen më parë pranë Gjendjes Civile.