Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/107710873_313291163188640_4398820229882105736_n.jpg

Si e njohu Kanadaja ushqimin tradicional shqiptar



Kam takuar para disa vitesh një zonjë nga Ballkani në Toronto të Kanadasë dhe në bisedë e sipër, tek flisnim për ushqimet e vendeve prej nga vinim, dhe ngjashmëritë e tyre, më tha se byrekun më të mirë në Kanada e kishte shijuar nga një shqiptar në qytetin e Calgaryt. Pa u menduar dy herë i thashë: te Shaqir Duraj. Tha, po ai duhet të jetë!

Shaqir Duraj nga Mazrreku i Hasit të Prizrenit, ka marrë si i ri rrugën e zhvendosjes nga vendlindja për të punuar në zanatin e babait të tij, pra të bukëpjekësit për disa vite në Prishtinë. Gjatë luftës në Kosovë, Shaqiri me famlijen e tij, do të emigronte për në Kanada, ku pas shumë përpjekjeve do ta hapte lokalin e tij “European Bakery and Deli” më 2006. Shaqiri ka qenë shpesh i pranishëm në mediat kanadeze me zanatin e tij, ndërsa tek shqiptarët e këtij qyteti njihet për përkushtimin e tij për komunitetin shqiptar, tema këto që i sollëm edhe në këtë intervistë.

Në fillim a mund të na tregoni kur keni ardhur në Kanada dhe nga vini nga Kosova?

Në Kanada kam ardhur më 12 maj 1999. Unë vij nga fshati Mazrrek i Hasit, komuna e Prizrenit. Isha pjesë e rreth 7000 refugjatëve kosovarë që pranoi Kanadaja gjatë luftës në Kosovë, dhe mund të them që kam qenë i impresionuar me pritjen e kanadezëve. Gjatë gjithë qëndrimit tim këtu, mikëpritja kanadeze ka qenë motiv për punën dhe shërbimin tim kudo që të ndodhem.

Hasjanët në Kosovë njihen mirë për zejen e bukëpjekësit me shekuj.

A e keni trashëguar edhe ju zanatin nga familja?

Po, zanatin e kam trashëguar nga babai im. Ai kishte hapur furrën e bukës në Prishtinë në mes të viteve 60-të. Aty si djalë i ri kam mësuar zanatin, dhe kam punuar deri në ditët më të vështira për popullin e Kosovës, më 1999, kur edhe u largova.

Keni qenë aktiv edhe para themelimit të shoqatës në komunitetin shqiptar në Calgary me organizime festash dhe aktivitete të tjera. Pas themelimit të Shoqatës Shqiparo-Kanadeze të Calgaryt keni qenë pjesë e kryesisë së parë. Sa është i organizuar komuniteti shqiptar atje?

Po është e vërtetë. Para se të formohej Shoqata Shqiptaro- Kanadeze e Calgary-t më 2016, sa herë kam mundur kam organizuar disa koncerte me kengëtarë të ndryshëm nga atdheu, me qëllimin e vetëm që komuniteti ynë i vogël të njihej më mirë, dhe kështu të ruheshin vlerat tona kombëtare e patriotike. Pas themelimit të shoqatës kam qenë anëtar i kryesisë në mandatin e parë, por për shkaqe të kohës së kufizuar nuk munda ta vazhdoja më. Kurrë nuk duhet ta them se nuk kemi kohë për komunitetin dhe atdheun tonë, andaj sa herë që më është dashur të jem aktiv, edhe jashtë kryesisë, kam vazhduar ta jap kontributin tim këtu në komunitet. Sa i përket organizimit të shoqatës mund të themi se jemi shumë të organizuar si me koncerte, pikniqe, turne futbolli e golfi dhe takime të tjera kulturore e artistike. Gjithashtu prej themelimit të shoqatës, ne bashkëpunojmë edhe me Bashkinë e qytetit dhe marrim pjesë, me mundësitë tona, nëpër aktivitete multikulturore në qytet për ta treguar praninë tonë këtu.

Çfarë përshtypjesh kanë kanadezët kur kërkojnë byrekun tënd? Përveç byrekut, cilat janë specialitetet tjera që shërbeni?

Eshtë shumë çudi se si kanadezët sa më shumë e kerkojnë aq më shumë e pelqejnë. Dita- dita ditës po behet shumë i kërkuar që mua si biznesmen më bënë shumë krenar. Pos byrekut ne shërbejmë edhe mishëra e sallata nga tradita jonë si dhe qebapa, bukë nga furra e dheut dhe embëlsira të ndryshme nga trojet shqiptare. Një punë të madhe e kanë bërë edhe mediat lokale në këtë qytet të cilat shpesh shkruajnë apo bëjnë reportazhe për punën dhe specialitetet tona.

Sa ka qenë e vështirë për ju dhe familjen tuaj rruga e integrimit në jetën kanadeze?

Nuk ka qenë e lehtë, por jemi integruar shumë shpejt me një përkushtrim të fortë. Kam punuar shumë vitet e para të ardhjes në Kanada së bashku me gruan time Lumen, që një ditë ta kemi një lokal (European Bakery and Deli). Gjithashtu është e rëndësishme që kam edhe një familje të lumtur, që secili në mënyrën e vet ka dhënë kontributin e tij në këtë rrugë të suksesit.

Cilat janë lidhjet tuaja me atdheun? A e vizitoni shpesh?

Lidhjet me atdheun i kam të forta. Atje kam nënën, vëllain me familje dhe përmendoren e babait të vrarë gjatë luftës. Kosovën përpiqem ta vizitoj çdo 2 apo 3 vite, me shpresën se vitet në vazhdim mund të shkoj edhe më shpesh.

Pasi që jeni biznesmen i suksesshëm, a mendoni se një ditë do të mund të kthehni në Kosovë për të investuar?

Po, si jo. Një ditë kur të mendoj se kam arritur atë që kam menduar, do të kthehem si një investitor. E nëse kjo nuk realizohet, si pensionist do të kthehem gjithësesi.

Si po e përballoni pandeminë COVID-19? Sa keni qenë të përgatitur për këtë gjë?

Pandemia ka qenë shumë e vështirë në fillim, sepse të gjithë ishim të hutuar, dhe në fillim qeveria kanadeze mori vendim për ndërpreren e punëve edhe të bizneseve të vogla. Për fat të mirë lokalin e kemi në qendër të qytetin dhe në fillim ne morëm një aksion që t’i dërgonim bukë falas njerëzve të moshuar ku dhe morëm një respekt nga banorët lokalë, të cilët gjatë gjithë kohës së pandemisë na kanë ndihmuar.

Të fundit

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

BIK-u ndanë mirënjohje për Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës së Kryesisë së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Frib

Për një muaj 608 bashkatdhetarë me Covid udhëtuan në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, njofton se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. “Në bazë t

Kanada / Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitet

Ardita Qeriqi- Morina vjen nga Krojmiri i Lipjanit, Kosovë, e cila në Kanada jeton që nga viti 2007, duke u vendosur në qytetin e vogël të Ontarios, Brantford së bashku me bashkëshortin e saj

Info Tjera