Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/auto_arberrr1615821521.jpg

Si u zgjodh 26 vjeçari nga Kosova në krye të socialdemokratëve në Suedi



26 vjeçari nga Kosova Arbër Gashi, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit të Suedisë.

Ai në një intervistë ka thënë se për të është një kënaqësi që ka marrë këtë detyrë të re.

“Kur erdhi koha për ta zgjedhur një kryetar të ri filluan anëtarët me nominime për përfaqësues tanë brenda partisë”.

“Unë isha i gatshëm dhe kandidova, pasi mora nominime nga plot anëtarë të partisë. U zgjodha nga Kuvendi i partisë me mandat të plotë, e cila normalisht ishte kënaqësi. Mbas zgjedhjes së kryetarit, u zgjodh edhe kryesia e re”, ka thënë Gashi.

Ai ka deklaruar se si qytetar i Suedisë më prejardhje shqiptare është një obligim shtesë të jesh figurë publike, sepse sipas tij do të jetë edhe ambasador për atë vend dhe atë popull.

“Besoj se është në të mirën jo vetëm për shqiptarët, por edhe për suedezët që qytetarët me prejardhje ndryshme të marrin pjesë në shoqërinë e përbashkët. Suedia, sot ka plotë etni të ndryshme brenda shtetit, dhe besoj se është një vlerë e madhe e saj. Potencialin e arrijmë vetëm kur kemi edhe përfaqësim në vendimmarrje, sepse gjithmonë duhet udhëheqja të reflektojë se si duket shoqëria. Pra, është një nder shumë i madh për mua po edhe një vlerë për shoqërinë suedeze”.

Gashi ka treguar se do të punojë për shqiptarët që janë atje por edhe për suedezët.

“Unë angazhohem për të gjithë qytetarët e Halmstadit, pa marr parasysh se nga janë. Shpresoj së në të ardhmen do të kemi më shumë shqiptarë të përfaqësuar në Halmstad dhe qytetet tjera. Ata të cilët identifikohen me vlerat tona si parti dhe ideologjinë tonë janë gjithmonë të mirëseardhur të anëtarësohen dhe të zhvillojnë vendin së bashku me mua”.

Ai ka theksuar se angazhimin e tij në këtë subjekt e ka pasë qysh nga mosha 14 vjeçare.

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Info Tjera