Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/shkupi-e1599762530236.jpg

Sot nis regjistrimi i diasporës



Sot nis regjistrimit i popullsisë, familjeve dhe banesave, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, për diasporën, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët.

Drejtoria e Entit Shtetërorë për Statistika njoftoi se vetëregjistrimi do të zhvillohet përmes ueb aplikacionit, i cili, sipas ESHS-së, është lehtë i qasshëm dhe i thjeshtë.

Qytetarët duhet të futen vetëm me adresën e tyre të postës elektronike.

Do të jetë i arritshëm vetëm nga jashtë dhe siguria e të dhënave personale është e garantuar.

Linku për regjistrim të diasporës.

Rekomandohet të përdoren të gjitha kontaktet me shoqatat e qytetarëve, shoqatat fetare, shoqatat e studentëve, në mënyrë që të regjistrohen sa më shumë qytetarë të Maqedonisë Veriore që qëndrojnë jashtë vendit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është marrja e të dhënave për personat që kanë lëvizur, si dhe struktura e tyre demografike, arsimore dhe ekonomike-sociale, nga janë zhvendosur dhe në cilën periudhë.

“Këto të dhëna kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për analizën dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave për të parandaluar ose të paktën zvogëluar valën e emigracionit dhe për të planifikuar politikat e zhvillimit që do të sigurojnë kushte për kthimin e tyre në atdhe”, theksoi drejtori i ESHS, Apostoll Simosvski.

Vetë-regjistrimi nënkupton plotësim të aplikacionit të regjistrimit nga ana e vetë personit i cili është njësi e regjistrimit.

Të dhënat për familjen i jep njëri prej anëtarëve të rritur të familjes i cili ka njohuri për të dhënat, ndërsa për fëmijët deri në 15 vjeç, njëri prej prindërve ose kujdestari.

Personi i cili i jep përgjigjet e Regjistrimit është i detyruar të japë të dhëna të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.

Të dhënat gjatë vetëregjistrimit do të regjistrohen sipas situatës në 31 mars të vitit 2021 në ora 24:00, gjegjësisht në mesnatë, midis 31 marsit dhe 1 prillit të vitit 2021.

Numrat e telefonit për kontakt për informacione për Regjistrim 2021 pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme:

075 268 732 (linjë e rregullut, Viber, WhatsApp)
075 268 734 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
075 268 745 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
Linqe të dobishme për REGJISTRIMI 2021:


Regjistrimi i popullatës, familjeve dhe banesave në Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill të vitit 2021.

Të fundit

Kongresi Panshqiptar Amerikan kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua sot me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat Covid-19 p

I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi

Mbi 160.000 të regjistruar nga Diaspora

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 160.519 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Ky numër nuk është edhe aq i madh duke krahasuar

Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për anëtar të Këshillit të Qytetit të New York-ut

Zgjedhjet e përgjithshme për anëtarët e Këshillit të Qytetit të New York-ut do të mbahen më 2 nëntor 2021. Ka disa zgjedhje speciale për vendet e lira të lira në 2020 dhe në fillim të 2

Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës?

Rreth zhvatjes që u bëhet të huajve, dhe në veçanti shtetasve të Kosovës nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, është raportuar shpeshherë në mediat zvicerane. Tani, një studim krahas

Si u zgjodh 26 vjeçari nga Kosova në krye të socialdemokratëve në Suedi

26 vjeçari nga Kosova Arbër Gashi, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit të Suedisë. Ai në një intervistë ka thënë se për të është një kënaqësi q

Info Tjera