Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/gjilani.jpg

“Të fala nga Gjilani”, aktivitete të shumta për mërgatën



 Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, Deniza Limani ka prezantuar në konferencën për media aktivitetet kulturore që nisin nga nesër me 24 Korrik nën slloganin “Të fala nga Gjilani”, përmes platformës virtuale për të qenë afër tyre duke theksuar se Gjilani është shumë më ndryshe pa ta.

“Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdimisht ka punuar që të jetë sa më afër qytetarëve edhe në këtë kohë të pandemisë, përkundër kufizimeve të shumta. Sipas kalendarit të paraparë janë ditët e mërgatës me programin “Të fala nga Gjilani”, që këtë vit organizohen në formën virtuale, duke ju thënë se Gjilani nuk është i njejtë pa ju. Kësaj radhe ne do të ofrohemi pranë tyre. Fillojmë me krijuesit për mërgatën, ku stafi i Bibliotekës në bashkëpunim me shkrimtarët e Gjilanit, do të sjellë leximet letrare nga krijimet e tyre”, ka potencuar ajo.

Me tej ka prezantuar aktivitetin tjetër “Artistët për Mërgatën”, është një ekspozitë ndërkombëtare virtuale, me pjesëmarrje të dhjetë shteteve që do të ofrojnë krijimtarinë e tyre në respekt për mërgatën.

Gjithashtu, edhe sporti përmes katalogut sportiv në këtë formë do t’i paraqesë momentet e ndryshme të klubeve sportive nga Gjilani, duke falënderuar të gjitha ekipet sportive për angazhimin maksimal të tyre, në promovim të aktiviteteve të tyre sportive.

“Teatri i Qytetit, me stafin e vet ka organizuar edhe aktivitetin nën slloganin “T’fala nga Gjilani”, që do të përmbledhë skenat më të mira të Ëilliam Shakespeare, të cilat janë të gërshetuara dhe lidhen me njëra-tjetrën duke sjellur momentet me të mira të veprave kulminante të tij, nën regjinë e regjisorit Ekrem Sopi”, ka thënë Limani, në konferencën për gazetarë.

Image may contain: 1 person, standing

Vallet e Karadakut, do të vijnë në bashkëpunim me ansamblin “Gjilani”, ku do të shpalosen “Vallja e Gjilanit”, e “Deli Agushit”, e “Vallja e Preshevës”, “Vallja e Merhamës”, e “Ibrahim Hoxhës” dhe “Vallja e Kaçakëve”.

Në kuadër të kësaj, drejtoresha Limani, ka thënë se do të kemi edhe ekspozimin e eksponateve, monedhave dhe objekteve arkitektonike dhe lokaliteteve arkeologjike që në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kultutore dhe Muzeun e Qytetit, jemi munduar që të jemi afër qytetarëve dhe mërgatës.

“Gjithashtu, kemi edhe panairin e produkteve artizanale, të krijuara nga bashkëpunimi i Gjilanit me Maqedoninë e Veriut, festivali “Angros”, që është i përkushtuar në ruajtjen e mjedisit ku do të organizohet edhe “Nata Shqiptare” me performancat artistike, me karakter autokton”, theksoi drejtoresha e DKRS.

Gjithashtu, ajo ka potencuar edhe ritransmetimin e rock koncertit, që gjithashtu është në këtë kuadër dhe ofrohet në formen virtuale për ndjekësit përmes platformave online në rrjetet sociale.

Të fundit

Nëntogeri shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Angli

Sot në Akademinë Mbretërore Ushtarake, ka diplomuar Nëntoger Klevis Elezaj, shkruan KultPlus. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Londër, e cila diplomimin e Elezajt e konsid

Zvicër/ Ermira Lefort, artistja që bën sallat e koncerteve të këndojnë shqip

Pianistja shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, prej vitesh kontribuon dhe afirmon kulturën shqiptare në Zvicër përmes pianos. Me pasionin e saj për profesionin, ka bërë që sallat e koncerteve zvic

Aktorja shqiptaro-kanadeze, prezanton filmin e ri

Producentja dhe aktorja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, do të prezantohet me filmin “The Cuban”, në Sunset Barrie Drive-in Theatre, Ontario. Për t’iu përshtatur kushtëzimeve për shkak të p

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

Info Tjera