Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/maskat-6-korrik.jpg

Në Zvicër të gjithë udhëtarët në tren bartin maska



“Nga këndvështrimi i SBB, bilanci për bartjen e maskave është jashtëzakonisht pozitiv: praktikisht të gjithë pasagjerët e trenit ndjekin detyrimin për të vendosur maska kur udhëtojnë ​​me tren”.

Një vlerësim fillestar i bërë javë pas bërjes të detyrueshme të vënies së maskës në transportin publik tregon se praktikisht të gjithë udhëtarët në Zvicër janë duke respektuar rregullin, shkruan sda.ch.

Kompanitë e transportit, duke filluar nga ato hekurudhore, të autobusëve dhe anijeve, shprehen të gjitha të kënaqura me displinën e treguar nga klientët e tyre, transmeton albinfo.ch.

Vetëm vendosja e maskave nga udhëtarët në kuvertat e zbuluara të anijeve shkakton debate.

“Nga këndvështrimi i SBB, bilanci për bartjen e maskave është jashtëzakonisht pozitiv: praktikisht të gjithë pasagjerët e trenit ndjekin detyrimin për të vendosur maska kur udhëtojnë ​​me tren”, ka thënë Martin Meier, zëdhënës i SBB, i pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.

Në rastet kur pasagjerët nuk mbajnë maskë, ata i vendosin ato pasi që udhëzohen nga stafi ose spontanisht marrin një maskë nga udhëtarët e tjerë, ka thënë më tutje Meier.

Kompania nuk ka bërë ndonjë llogari se sa shpesh i është dashur SBB-së të ndërhynte në rast mosrespektimi të këtij detyrimi, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu edhe kompania e udhëtimit me autobusë, Postauto është e kënaqur me zbatimin e rregullit të ri.

Detyrimi për maskë është përmbushur shumë mirë që në fillim, thonë Postbus. Vetëm deri në rreth pesë për qind e udhëtarëve kanë udhëtuar pa maska, përcjell albinfo.ch.

Bernmobil, ashtu si dhe Autoriteti i Transportit Publik në Cyrih (VBZ), kanë shprehur vlerësime të ngjashme pozitive.

Të fundit

Nëntogeri shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Angli

Sot në Akademinë Mbretërore Ushtarake, ka diplomuar Nëntoger Klevis Elezaj, shkruan KultPlus. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Londër, e cila diplomimin e Elezajt e konsid

Zvicër/ Ermira Lefort, artistja që bën sallat e koncerteve të këndojnë shqip

Pianistja shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, prej vitesh kontribuon dhe afirmon kulturën shqiptare në Zvicër përmes pianos. Me pasionin e saj për profesionin, ka bërë që sallat e koncerteve zvic

Aktorja shqiptaro-kanadeze, prezanton filmin e ri

Producentja dhe aktorja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, do të prezantohet me filmin “The Cuban”, në Sunset Barrie Drive-in Theatre, Ontario. Për t’iu përshtatur kushtëzimeve për shkak të p

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

Info Tjera