Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/d.jpeg

Unioni i bizneseve i kryesuar nga Nazmi Viqa, vizitoi Konsulatën e Kosovës në Dyseldorf



Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf e ka vizituar në një vizitë pune UNIONI i Bizneseve në Gjermani i kryesuar nga Kryetari z. Nazmi Viqa, i cili shoqërohej nga Nënkryetari respektivisht anëtarët e kryesisë: z. Gani Nuha, z.Vllaznim Kelmendi, z. Xhevdet Hajdari si dhe ish Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu. Mirëseardhje Kryetarit dhe delegacionit të Unionit iu ka dëshiruan Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva i shoqëruar edhe nga Konsulli Kenan Islami.

Kryetari Viqa dhe delegacioni i bënë një vizitë objektit të Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, ku u njoftuan për punën e Konsullatës dhe shërbimet të cilat ofrohen për shtetasit e Kosovës. Kryetari i Unionit z. Nazmi Viqa vlerësoj lartë hapësirën e objektit dhe lokacionin e Konsullatës së Përgjithshme, si objekt reprezentativ dhe funksional ashtu siç e meriton edhe Republika e Kosovës. Ai dhe delegacioni potencuan se kanë dëgjuar vetëm fjalë të mira nga mërgata, shoqatat dhe punëtorët e tyre për shërbimet cilësore dhe profesionale që po ofrohen nga stafi i Konsullatës së Përgjithshme në Dyseldorf.

Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva falënderoj Kryetarin Viqa dhe delegacionin e Unionit të Bizneseve për vizitën dhe për angazhimin e tyre dhe ndihmën e ofruar, krahas asaj ekonomike edhe me testet COVID-19. Unioni i Bizneseve në Gjermani ka me qindra anëtarë të profileve të ndryshme, ndër ta edhe kompani të cilët kanë të punësuar me mijëra punëtorë.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e investimeve në Kosovë, disa nga afaristet e pranishëm tanimë vetëm se kanë Fabrikat e tyre në Kosovë, por që këto investime të rriten me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe perspektivën për të rinjtë në Kosovë. Konsulli i Përgjithshëm Kashtanjeva kishte edhe projekte konkrete për Unionin e Bizneseve, të cilat u mirëpriten dhe mbet të shqyrtohen nga anëtarët e Unionit.

Krahas projekteve ekonomike, teme të diskutimit ishin edhe integrimi dhe organizimi i diasporës, organizimi i qendrave kulturore, mësimit plotësues në gjuhen shqipe dhe gjithsesi edhe situata e krijuar politike në Kosovë, pas ngritjes së akuzave të padrejta ndaj themeluesve dhe prijësve të UÇK-së.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, krahas aktiviteteve tjera do të vazhdoj të ketë në fokus diplomacinë ekonomike, ku pas normalizimin e situatës të krijuar nga Pandemia, do të jetë urë lidhëse dhe ndërmjetësues e takimeve mes afaristëve nga mërgata, kompanive ndërkombëtare të cilat veprojnë në NRW, me institucionet vendore, kryetarët e komunave dhe akterëve tjerë relevant ekonomik.

Të fundit

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

BIK-u ndanë mirënjohje për Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës së Kryesisë së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Frib

Për një muaj 608 bashkatdhetarë me Covid udhëtuan në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, njofton se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. “Në bazë t

Kanada / Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitet

Ardita Qeriqi- Morina vjen nga Krojmiri i Lipjanit, Kosovë, e cila në Kanada jeton që nga viti 2007, duke u vendosur në qytetin e vogël të Ontarios, Brantford së bashku me bashkëshortin e saj

Info Tjera