Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Anp-4-scaled.jpg

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës



Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.

Por, jo edhe ata që vijnë nga Kosova, meqenëse Zvicra e ka larguar Kosovën karantina, transmeton albinfo.ch.

Kosova ishte shtuar në këtë listë që nga 22 marsi.

Po në atë kohë nga kjo listë ishte hequr Shqipëria

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.

Nga lista e re e vendeve me rrezik BAG ka fshirë, krahas Kosovës edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën, shkruan albinfo.ch.

Por kështu, hyrja në Zvicër nga shumë vende dhe rajone do të jetë e mundur përsëri nga e enjtja pa karantinë. Bëhet fjalë për shtetet dhe rajonet si vijojnë: Greqia, Republika Çeke, Ukraina dhe, në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Toskana dhe Friuli / Venezia Giulia. Në Austri, nga lista janë hequr provincat e Carinthia, Vjenës, Austrisë së Poshtme dhe Burgenland.

Ndërkaq, duke filluar nga 17 maji, do të hynë në listën e karantinës të Zvicrës, shtetet dhe regjionet në vijim: rajoni italian i Bazilikatës, Kosta Rikës, Gjeorgjia, Irani, Kolumbia, Letonia, Maldivet dhe Mongolia.

Për udhëtarët nga këto vende zbatohen rregulla të rrepta pas mbërritjes në Zvicër . Ata duhet të tregojnë një test negativ të kurorës dhe të futen menjëherë në karantinë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, duhet të plotësohet një formular hyrje, përveç nëse hyrja është berë nga një zonë kufitare.

BAG vendos në listën e karantinës ato vende që në dy javët e fundit kanë një incidencë të rasteve në 100 mijë banorë, për 60 raste më shumë se që ka Zvicra. Rrjedhimisht, i heq nga lista vendet që bien nën këtë incidencë.

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Festivali i Salzburgut në Austri po krenohet me Elbenita Kajtazin

Është sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi, e cila së fundmi ka nisur përgatitjet për festivalin në të cilin para pesë vjetëve u paraqit si artiste e re, ku debutoi në skenën evropiane të

Info Tjera