Diasporë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/28576275_1622486664506488_8261646007372782064_n.jpg

Hapet shkolla e parë shqipe në SHBA

Publikuar: 04/03/2018

Hapet Shkolla e parë shqipe në Cleveland të Ohios, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Solida Myrtaj dhe Matilda Troka Gjini, janë dy mësueset, po ashtu të para që ofrojnë mësim për të vegjlit.

Mësimi kryhet në fundjavë, ndërsa ditën e djeshme këtë ambjent e frekuentuan 23 fëmijë.

Për të gjitha familjet shqiptare, që janë të interesuara të trashëgojnë në brezin pasardhës kulturën e gjuhës sonë, seancat e mësimdhënies zhvillohen çdo të shtunë në orën 10:00-12:00 paradite.

Mësueset bëjnë të ditur për Vlora News se kanë pritshmëri të lartë të shtimit të numrit të fëmijëve pasi telefonatat kanë qenë të shumta.