Basketboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/nets-730x440-587x354.jpg

Skuadra e basketbollit i dhuron një “Honda” gruas nga Kosova

Publikuar: 11/04/2018

Skuadra e basketbollit Brooklyn Nets iu ka bërë befasi tifozëve të saj një dhuratë speciale, që ishte veturë e tipit “Honda”.

Dhe vetura e bukur ka shkuar te gruaja kosovare, Tone Gashi, e cila ishte fatlume për të marrë këtë dhuratë të çmuar. Nominimin ia kishte bërë djali i saj, Egzoni, shkruan “Insajderi”.

Vetura iu nda asaj nga Brooklyn Nets për të shprehur mirënjohje për përkrahjen që i japin fansat këtij ekipi, përcjell albinfo.ch.

Ekipi i basketbollit nga Nju Jork, që bën pjesë në garat e NBA-së, ka ndarë një “Honda” për zonjën Gashi.

“Ky adhurues i ekipit Brooklyn Nets e nominoi të ëmën për ta fituar një veturë të re të tipit ‘Honda’ për ta falënderuar për punën e zellshme që e ka bërë për t’ia realizuar ëndrrat”, thuhet në faqen zyrtare të Instagramit Brooklyn Nets.

“Honda” ngjyrë të kaltër tashmë do të jetë në pronësi të Tone Gashit.

Kjo zonjë është gruaja e gazetarit të RTK-së, Sylejman Gashit, i cili është në koma tash e disa vjet.