Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Internet-Technology.jpg

200 të rinj certifikohen për shkathtësi digjitale dhe të TIK



Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK.

Ceremonia e certifikimit organizohet për dhënien e Certifikatave për rreth 200 të rinj që morën pjesë në programin 300 orësh të trajnimeve të avancuara në njërën nga tri modulet e trajnimeve: Java Programming, Cyber Security dhe Web Development, gjatë katër muajve të kaluar, ofruar nëpërmjet trajnerëve me përvojë vendore e ndërkombëtare.

Certifikatat jepen për të rinjtë që kanë kaluar me sukses provimin final dhe për ata që kanë ndjekur me sukses programin trajnues në Shkathtësitë Digjitale dhe të TIK-ut, me qëllim të promovimit të qëndrueshmërisë së arritjeve kryesore të projektit duke ofruar edhe rekomandime për shkathtësitë e TIK-ut te të rinjtë, duke qenë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e tyre për sektorin e TIK-ut.

Projekti është i disenjuar të adresojë mungesat e fuqisë punëtorë të trajnuar për sektorin kosovar të TIK (ICT) nëpërmjet ofrimit të trajnimeve të avancuara e moderne në TIK për të rinjtë kosovarë.

Projekti mbështet përmirësimin e dijes dhe shkathtësive digjitale të të rinjve duke ju ofruar pastaj mundësitë për të siguruar punësim te bizneset vendore të TIK, të fillojnë bizneset e tyre të reja përmes qendrave ekzistuese të inovacionit ose inkubatorët në Kosovë osë të punojnë si freelancer/konsultent të TIK-ut.

Në anën tjetër, projekti synon të kontribuojë në rritjen e shkathtësive biznesore të sektorit të TIK-ut dhe promovojë produktet e shërbimet e tyre nëpërmjet organizimit të trajnimeve biznesore dhe eventeve B2B në vendet e BE, promovimin e digjitalizimit të sektorëve tradicional biznesor duke sjellë bashkë bizneset e TIK me kompani prej sektoreve tjerë të rëndësisshëm të ekonomisë.

Të fundit

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

ATK paralajmëron tatimpaguesit

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pas

Vlera e Bitcoin-it arrin nivel rekord

Vlera e kriptovalutës së famshme, Bitcoin, të martën arriti vlerë rekorde, duke e vazhduar ecurinë pozitive të nisur në fillim të vitit, duke shkuar në 62.575 dollarë amerikanë për një n

Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në Bashkimin Evropian, për shkak të implikimeve politike, sociale dhe ekonomike, por edhe vendet e rajonit janë të

Rriten çmimet e produkteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2021, viti bazë 2015=100. Inflacioni mujor i matur nga indeksi

Prej cilave vende po vazhdojnë të importojnë më shumë kosovarët?

Blerja e mallrave nga vendet e rajonit, Bashkimit Evropian etj, për ekonominë e Kosovës, vazhdon të jetë e domosdoshme, shkruan Kosova Post. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),

Info Tjera