Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/download.jpeg.jpg

Mehmeti: Bien remitencat për 14 përqind, sektori i sigurimeve më i godituri në pandemi



Si pasojë e pandemisë Covid-19, për herë të parë në vendin tonë kanë shënuar rënie të theksuar të ardhurat nga mërgata dhe kështu pritet të ketë rënie në vazhdimësi.

Këtë vit ka pasur të hyra nga mërgata 140 milionë euro ose 14 përqind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti beson se pas hapjes së ekonomisë dhe fluturimeve ajrore, do të shtohen edhe të ardhurat nga bashkatdhetarët.

Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress, thotë se një ndër sektorë më të goditur nga pandemia është sektori i sigurimeve me mbi 50 përqind të primit, derisa thekson se ideja për tërheqjen e kursimeve nga tatimpaguesit prej 10 përqind në Trust, mund të realizohet dhe do të ndikojë në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë.

“Ne remitencat jemi duke i përcjellë në baza ditore, ka rënie diku rreth 14 përqind nëse krahasojmë me vitin e kaluar. Për dy muaj kemi pasur diku 140 milionë euro që kanë hyrë në emër të remitencave në Kosovës ose 14 përqind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo, megjithatë tash po shihet që ka filluar të hapet ekonomia, fluturimet dhe kanë mundësi që të vijnë bashkatdhetarët. Besoj që deri në një masë të theksuar kjo do të ndikoj që këtë ta zvogëlojmë. Nëse marrin një krahasim edhe pse kjo krizë nuk krahasohet me krizën e vitit 2008, por megjithatë edhe në atë vit kemi pasur një rënie të remitencave rreth 4 përqind. Pritet të ketë rënie të remitencat në vazhdimësi, por uroj që të jetë sa më e vogël në përqindje të rënies. Ekonomia e Kosova ka nevojë për remitencat, sepse është një infuzion dhe një prej aktiviteteve kryesore financuese të ekonomisë së Kosovës. Bashkatdhetarët qoftë për remitenca apo edhe përmes shpenzimeve të udhëtimit që shënon mbi 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”, thotë Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti thotë se njëri prej sektorëve më të goditur në vend është sektori i sigurimeve, ku diku rreth 50 përqind ka rënë primi.

Megjithatë, ai kërkon që të sigurohen automjetet me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të pasiguruara.

“Njëri prej sektorëve më të goditur mund të themi që është sektori i sigurimeve, marrë parasysh se gjatë periudhës së pandemisë sidomos për dy muaj të plotë u mbyllën qendrat e regjistrimit të automjeteve. Kjo bëri që edhe automjetet të mos sigurohen, edhe pse se ne krijuam një mundësi që sigurimet të bëhen online. Ne vazhdimisht kemi bërë kërkesa që të sigurohen automjetet me qëllim gjithmonë fokusin e kemi te zvogëlimi i automjeteve të pa siguruara dhe kjo bëri që të rritet numri i automjeteve të pa siguruara. Mirë është që tash ka filluar të funksionoj qendrat e regjistrimit, ka filluar të rritet në masë të theksuar regjistrimi dhe sigurimi i automjeteve dhe besoj që do të kenë mundësi që gjatë muajve në vijmë të bëhet edhe rikuperimi i këtij tregu. Është një treg që gjatë kësaj periudhe ka pësuar më së shumti, diku rreth 50 përqind ka rënë primi në mars dhe prill në këtë sektor krahasuar me muajt paraprak”, deklaron Mehmeti.

Sa i përket mundësisë së tërheqjes kursimeve pensionale nga tatim-paguesit, guvernatori Mehmeti thotë se kjo nisëm e qeverisë kërkon ndryshime ligjore, e cila do të ndikoj në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë.

“Ideja është që një 10-përqindshi i mjeteve të trustit të përdoret. Ne kishim dje takim dhe edhe me Bordin e Trustit dhe me kryeministrin. Kjo kërkon ndryshime ligjore. Dhe pasi që të bëhen ndryshimet nevojshme ligjore mund të procedohet me zbatimin e kësaj kërkese. Kjo do të ndikoj në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë. Është e mundshme dhe mund të realizohet, por ka implikime ligjore që kërkon të rishikohet ligji për këtë çështje”, thotë ai.

Ndryshe, këtë vit pritet të ulen dhe eksportet e mallrave dhe investimet e huaja direkte, ndërsa perspektiva e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal.

Të fundit

AKB: Pakoja emergjente e vogël për nevojat e mëdha të Kosovës

AKB e vlerson të vogel pakon emergjente për nevojat e ekonomisë dhe qytetarve të Kosovës për të cilen për her të parë sektori privat ka nevoj mbështetje të drejt për së drejti nga shteti

Zhvillime të reja rreth tërheqjes së pensioneve

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njofruar se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit. Der

Nis ekzekutimi i 170 eurove të Pakos Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente për muajt të cilët nuk janë paguar. Bajrami në një shkrim pu

Frutex rrit eksportin për 20% gjatë pandemisë

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID 19, ka ndikuar në rënien e shitjeve në tregun e Kosovës edhe me produktet e prodhuara në Frutex , por kjo rënie në tregun vendor ësht

Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Si pasojë e pandemisë COVID-19, buxheti i shtetit të Kosovës brenda gjashtë muajve ka më pak të hyra për afro 100 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thon

Ja cilën ditë shpërndahen mjetet e pa paguara

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar. “Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po

Info Tjera