Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/produkte-shqiptare.jpg

“E dua shqip”, nisma më e re për promovimin e produkteve shqiptare



“E dua shqip” është nisma më e re e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’.

AIDA, njofton se, çdo biznes apo artizan, që prodhon produkte të ndryshme tradicionale nga çdo skaj i vendit, duke i prezantuar ato në një katalog të posaçëm mund t’i kthejë në asete dhe në një “atraksion turistik” për vendin e origjinës nga (qytetin, fshatin) ku prodhohen.

Ekspertë të AIDA-s, shprehen se, kjo nismë synon të krijojë një katalog sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës, i cili i vjen në ndihmë sektorit të turizmit si një guidë kulinare apo artizane për veçoritë që kanë zona të ndryshme sipas produkteve të promovuar.

AIDA i bën apel biznesit vendas, të bashkëpunojnë së bashku për të njohur produktin shqiptar që është aq i larmishëm dhe në dinamikë të vazhdueshme të ripërtëritjes së traditës së hershme, mjaftë e kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

“Rrënjët janë të rëndësishme. Zgjidh shqip, duaje tënden.Kjo fushatë promovimi e produkteve shqiptare ka si qëllim forcimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendin tonë”- citon në njoftimin e saj AIDA.

Ndërkohë Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, Jufka Dibrane, Mjalti i Gështenjës së Reçit, Mishi i Dhisë së Hasit, Uji Korabi, Uji Glina dhe Vaji i prodhuesve nga Borshi, janë 11 produktet tradicionale shqiptare që kanë markën e cilësisë.

Ndryshimet e miratuara së fundi në ligjin “Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, i kanë hapur rrugë njohjes dhe certifikimit të produkteve bujqësore agroushqimore me tre sisteme kryesore të përafruara me BE-në që janë:Emërtimi i Origjinës së Mbrojtur (EOM), Treguesi Gjeografik i Mbrojtur (TGJM) dhe Specialiteti Tradicional i Garantuar (STG).

Fokusi dhe vlerësimi i karakteristikave unike të produkteve shqiptare bëhet sipas praktikave të vendeve të BE, çka i ka hapur rrugë ndërtimit të sistemeve të cilësisë për një gamë edhe më te produkteve shqiptare, që janë një potencial dhe vlere e shtuar për ofertën turistike

Të fundit

ATK nis komunikimin e drejtpërdrejt me bizneset

Pandemia COVID-19 përveç krizës shëndetësore ka goditur mjaftë shumë edhe sektorin e ekonomisë në vendin tonë, ku me rritjen e numrit të të infektuarve kemi pasur shtim të masave të kont

KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas

Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të k

4K po zëvendësohet me 8K

Pavarësisht se televizorët 4K janë ende në fillesat e tyre, kjo nuk e ka ndalur progresin e 8K-së. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, dhe ka ende shumë pengesa teknike p

Qeveria ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha

Rekord i remitencave nga mërgimtarët

Përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19, diaspora jonë po vazhdon të ndihmoj familjet dhe më këtë rast edhe ekonominë tonë. Edhe në muajin gusht të këtij viti ata kanë thyer rekord në

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Info Tjera