Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/abrashi.jpg

Abrashi paraqiti planin e investimeve në infrastrukturë para zyrtarëve evropianë



Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr pjesë në takimin  e tretë të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit në platformën online, që është mbajtur këtë të hënë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Znj. Adina Vălean, Komisionere Evropiane për Transportin dhe Z. Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, gjithashtu edhe të gjithë Ministrat e Infrastrukturës-Transportit të vendeve të Regjionit-Ballkanit Perëndimor.

Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë prezantimi i Planit Ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Komisioni Evropian ka nda fonde në shumë prej 9 miliardë euro në formë ndihme financiare (IPA III) për periudhën 2021-2027,  për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Abrashi ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’i shprehur mirënjohjen Komisionit Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që po i bëhet rajonit dhe për investimet që po bëhen në projektet infrastrukturore në Kosovë, siç është auto-udha “Route 7” Prishtinë –Merdare, hekurudha “Route X”  Prishtinë –Jarinje, që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë.

Abrashi po ashtu ka shprehur nevojën për ta ndërtuar pjesën e mbetur të auto-udhës nga Lipjani deri në Qafë të Duhles, si dhe është zotuar se Kosova do të jetë gjithmonë partner aktiv në të gjitha iniciativat Rajonale.

Gjithashtu në këtë takim është vlerësua edhe puna e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit dhe u mirëprit zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Transportit, i cili edhe në të ardhmen do ta thellon bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian. 

Të fundit

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Q

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqipt

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Kosova me marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Kr

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Nevoja e ndërtimit të autostradës në kohë pandemie

Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë dhe Prizren, apo siç njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” është paraqitur në Projektligjin e buxhetit për vitin 2021. K

Info Tjera