Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/amazon_pako-780x439-1.jpg

Amazon do t’i hap 100 mijë vende të reja të punës deri në fund të vitit



Kompania Amazon ka njoftuar se deri në fund të vitit do t’i hap 100 mijë vende të reja të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Shitësi më i madh online në botë tha se këto vende të punës do të janë me orar të plotë dhe të pjesshëm. Po ashtu, brenda kësaj periudhe do të hapen dhe 100 depo të reja. Që nga 30 qershori, kompania me qendër në Seattle ka punësuar rreth 880 mijë punëtorë, përjashtuar kontraktorët dhe punëtorët e përkohshëm.

Nënpresidentja e Amazonit, Alicia Boler Davis tha se kjo po bëhet për të plotësuar nevojat në rritje të klientëve. “Ne do të vazhdojmë të vendosim teknologji aty ku është e përshtatshme, duke filluar nga një perspektivë e sigurisë”, tha Davis.

Ajo nuk ka komentuar nëse automatizimi do të thotë më pak punë për depo, por tha se Amazon do të përdor sistemet e saja për të bashkëpunuar me njerëzit. Në fillim të këtij muaji, Amazon kishte njoftuar se do t’i hap 33 mijë vende të reja të punës për nevojat e saja teknologjike.

Të fundit

YouTube do testoj rivalin e TikTok

YouTube ka njoftuar se do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok. Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15

Fillon “Autostrada e Paqes”

Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit. Këto dy korporata ditë më parë kanë

Edhe një arritje nga kompania Frutex

Kompania kosovare Frutex është certifikuar si operator i autorizuar ekonomik. Kjo certifikatë u nda nga Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka për drejtorin e Frutex,

Qendra e të dhënave nënujore e Microsoft nxirret nga uji pas dy vjetësh

Dy vjet më parë, Microsoft fundosi një qendër të dhënash në brigjet e Orkney (Mbretëria e Bashkuar) në një eksperiment të egër. Kjo qendër e të dhënave tani është marrë nga fundi i o

Facebook vjen me një risi

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Të kujt janë pronat në Kosovë?

Serbia nuk ka pronë të saj në Kosovë dhe pretendimet e saj për prona në Kosovë janë krejtësisht të natyrës politike, vlerësojnë Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Muh

Info Tjera