Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/anija.jpg

Anija transportuese 200 mijë tonëshe bllokon Kanalin e Suezit



Një anije gjigante transportuese ka ngecur në Kanalin e Suezit, duke bllokuar kështu shumë anije me mallra që kapin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve në ditë – përfshirë këtu ushqim e naftë – duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë botërore, kanë paralajmëruar ekspertët.

Të paktën 150 anije tjera kanë ngecur si pasojë e anije 200 mijë tonëshe Ever Given, që ka ngecur në ujërat e cekëta të kanalit gjatë të martës derisa vlerësohet se deri më kanë ngecur anije të shumta me mallra që kapin vlerën e 29 miliardë dollarë.

E efektet e këtij problemi kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregun botërorë, duke bërë që çmimi i naftës të ngritet për 6 për qind, e gjatë pandemisë së coronavirusit po i njëjtë derivat kishte humbur vlerën në treg, pasi që asgjë nuk funksiononte për shkak të masave anti-COVID.

Por humbje do të jenë më të mëdha nëse nuk arrijnë ta largojnë anijen dhe të rifillojë qarkullimi, apo më mirë trafiku ujor. Sipas Kate Harding, drejtoreshë ekzekutive në Coriolis Technologies, nëse kanali nuk zhbllokohet, anijet do të detyrohen të udhëtojnë përmes Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikë – destinacion ky që ia shkon kapitenëve të anijeve edhe 14 ditë udhëtim shtesë.

Kjo do të nënkuptonte çmim më të lartë të mallrave nga Evropa në Azi, përfshirë këtu vetura, materiale ndërtimore dhe pajisje mbrojtëse kundër coronavirusit.

Ekskavatorë të shumtë po mundohen të gërmojnë dhe hapësirën ta mbushin me ujë – ku pikërisht ka ngecur anije transportuese. Shumë anije tjera janë duke u munduar ta tërheqin për ta futur në ujëra të thella.

Të fundit

Posta e Kosovës shlyen borxhin prej 1.6 milion euro ndaj ATK-së, i grumbulluar nga viti 2018

Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka njoftuar se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim

Mësohet data e lansimit të modelit të ri të Samsung

Gjigandi i prodhimi të smartfonëve Samsung pritet që gjatë këtij muaji të sjellë modelin e ri Galaxy M42 5G. Sipas Amazon.in, ky smartfon do të prezantohet më 28 prill përmes faqes së inter

Nis punën roboti që ua sjellë ushqimin në shtëpi

Prania e Covid-19 po ndryshon dhe mënyrën e dërgesave të ushqimeve. Në Punggol, Singapor, disa banorë së shpejti do të mund të marrin ushqimet direkt e në shtëpinë e tyre, me anë të një

Lansohet platforma e shërbimeve digjitale për bizneset kosovare “Biznesi im”

Sot është lansuar një shërbim i ri dhe unik online që përmban vegla të domosdoshme për bizneset start-up dhe kompanitë ekzistuese në epokën digjitale. Në njoftimin e bërë për media thuh

Anulohen dy vendime në Ministrinë e Infrastrukturës

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, mbajti sot një konferencë për media, lidhur me anulimin e dy vendimeve të marra dje. Gjatë fjalës së t

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet

Info Tjera