Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/AmCham-Logo-TV-e1521409703914.jpg

Arbitrazhi lehtëson zgjidhjen e kontesteve biznesore



Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga arbitrazhi si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve, gjatë të cilit anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të diskutojnë mbi këtë proces me arbitrat Korab Sejdiu, Njomëza Zejnullahu, Fuad El Saddi dhe James Emert.

Në veçanti, gjatë këtij forumi u diskutua zgjidhja e kontesteve ekonomike gjatë kohës së pandemisë.

Korab Sejdiu, partner themelues i firmës ligjore Sejdiu&Qerkini, dhe njëherit arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane, duke përmendur sfidat me të cilat po përballet sistemi ligjor gjatë periudhës së pandemisë, theksoi se arbitrazhi si metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve gjatë kësaj kohe ka marrë rëndësi jetike.

Sejdiu tha se bizneset nuk duhet të dekurajohen nga mungesa e klauzolës së arbitrazhit, pasi mund të përdorin këtë proces për zgjidhje të kontesteve edhe nëse fillimisht kjo klauzolë nuk ka qenë e përfshirë në kontratën e tyre, nëse të dy palët janë të pajtimit për një gjë të tillë.

Sipas tij, fushatat e ndërgjegjësimit ndaj arbitrazhit duhet të fuqizohen më tej, sepse pavarësisht efikasitetit të gjykatave në kushte normale, arbitrazhi është gjithmonë një proces i qasshëm dhe fleksibil.

Njomëza Zejnullahu, arbitre e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, njëkohësisht edhe këshilltare e lartë ligjore në programin e USAID për Drejtësi Komerciale, theksoi se ky program është vazhdimisht në mbështetje të akterëve përkatës për promovimin e procesit të arbitrazhit dhe themelimin e Gjykatës Komerciale.

Zejnullahu potencoi se arbitrazhi si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve nuk bie ndesh me punën e gjykatave, por në fakt i mbështet dhe plotëson ato.

Sipas saj, të pasurit e një gjykate e cila i trajton çështjet e natyrës komerciale dhe bashkë-ekziston me arbitrazhin do të jetë shumë e dobishme për bizneset kosovare. 

Zejnullahu tha se programi i USAID për Drejtësi Komerciale po punon afërsisht me institucionet e Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane  dhe akterë të tjerë drejt promovimit të arbitrazhit si metodë alternative për zgjidhje të kontesteve komerciale. 

Jason Emmert, arbitër dhe drejtor menaxhues i kompanisë Emert Group në SHBA, theksoi se pandemia COVID-19 ka imponuar një transferim të proceseve ligjore edhe në shtetet e SHBA-së, të cilat deri më tani kanë funksionuar në mënyrë tradicionale fizike.

Ai theksoi se gjykatat komerciale dhe arbitrazhi përfitojnë nga njëra tjetra pasi që arbitrazhi lehtëson barrën e gjykatave, ndërsa kjo periudhë e pandemisë vetëm sa do të fuqizojë mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve.

Emmert po ashtu potencoi se Kosova ka përfituar shumë nga njohja falë sportit, prandaj arbitrazhi i cili përfshin edhe ligjin sportiv është shumë i nevojshëm, marrë parasysh se disa shkelje të ligjeve sportive trajtohen më lehtë përmes këtij mekanizmi sesa përmes gjykatave.

Fouad El Saddi, arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane dhe partner menaxhues i zyrës ligjore Saddi në Beirut, tha se në çdo krizë apo sfidë ekziston një mundësi për zhvillim.

Sipas tij për shkak se gjykatat janë të mbingarkuara dhe nuk mund t’i trajtojnë të gjitha çështjet, arbitrazhi po promovohet së bashku me metoda të tjera alternative për zgjidhjen e kontesteve në përgjithësi.

Ai potencoi se pandemia COVID-19 ka krijuar një mundësi të mirë për zhvillimin e arbitrazhit si metodë më e përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve, derisa ndau me pjesëmarrësit e forumit se në shtetin e Libanit arbitrazhi po promovohet përmes shembujve të rasteve të zgjidhura përmes kësaj metode.

Të fundit

Mësohet data e lansimit të telefonit të rrotullueshëm nga LG

Kompania për prodhimin e telefonave të mençur LG ka paralajmëruar dy projekte të reja që do ti shpalos vitin e ardhshëm. Fjala është për Rainbow dhe B Project. I pari pritet të jetë një v

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore

Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme. Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura. Kur flasim për këtë sektor, padys

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset

Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hap

Cila markë e telefonëve është më e besueshme, lista do ju befasoj

Kompania Counterpoint ka bërë një “listë besimi”, e cila rendit të gjithë prodhuesit e celularëve Android. Ato renditen bazuar në katër kritere – softueri, siguria, cilësia e

Rukiqi: Kosova në kolaps ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse shtohen masat kufizuese ndaj Covid-19 pa zbatim të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, sektorë të ekonomisë do të shkojn

​Ministrja Bajrami për skandalin e 2 milionëshit: Janë bllokuar 560 mijë euro

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar tri vetura, në lidhje me “avullimin

Info Tjera