Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/142198566_4093038827390343_2498888704640554424_n.jpg

Arrihet pajtueshmëri në mes Telekomit dhe Postë së Kosovës



Me iniciativën e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv Zeqir Kiqina dhe U.D. Kryeshefit Ekzekutiv Xhevdet Smakiqi është mbajtur një takim me dy kryetarët e Sindikatave të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe të Telekomit të Kosovës Lamih Balaj dhe Bujar Shala.

Pas një diskutimi intensiv me transparencë të plotë nga ana e Menaxhmentit dhe Sindikatave, është shqyrtuar në hollësi gjendja e rëndë afariste dhe financiare e të dy ndërmarrjeve Publike, Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës, strategjitë dhe planet për tejkalimin e kësaj gjendje që dikur i kanë dhënë dividentë Aksionarit, Qeverisë së Kosovës mbi apo rreth 500 milionw euro.

Menaxhmenti dhe Sindikatat u pajtuan plotësisht se muaji Shkurt 2021, është shumë sfidues dhe kërkon aktivitete të reja, të vendosura dhe të koordinuara për t’i mbrojtur e mbajtur aktive dhe operative të dy ndërmarrjet tona publike, nga të cilat varet mirëqenia e mbi 4 mijë familjeve të Kosovës.

Sindikatat përballë Menaxhmentit paraqiten Strategjinë e tyre dhe vendosmërinë se:

ZGJIDHJA E VETME ËSHTË TE SHKAKTARI, PRA, TEK QEVERIA E KOSOVËS, SI AKSIONAR, QË NUK PO I PËRMBUSH OBLIGIMET E SAJ SI PRONARE E TË DY NDËRMARRJEVE PUBLIKE, POSTA E KOSOVËS DHE TELEKOMI I KOSOVËS

1. Ekzekutimi i pagave për të dy ndërmarrjet Publike do të bëhet i sinkronizuar që nëse ekzekutohen pagat e Telekomit për secilën kategori në cilën do datë të muajit, menjëherë ditën e nesërme (në varësi të ekzistimit të kesh-it, por jo më larg se tjetrën ditë të punës), do të ekzekutohen për punëtorët e Postës së Kosovës.

2. Të shtohet disiplina në punë dhe përgjegjësia në punë e të gjithë punonjësve të Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës dhe se opsioni për të protestuar në vendin e punës nuk është strategjia e duhur.

3. Nuk do të lejohet më tutje injorimi i gjendjes së rëndë dhe mos përmbushja e obligimeve të Qeverisë ndaj Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës.

4. Nuk do të lejohet cenimi dhe pasiguria, si dhe mirëqenia e rreth 4 mijë punonjësve të të dy ndërmarrjeve tona publike, asete jetike të shtetit të Kosovës.

5. Nuk do të lejohet bllokimi i mëtutjeshëm i llogarive bankare, as nga Qeveria dhe as nga Operatorët Privat, si dhe as nga Z- mobile.

6. Nuk do të lejohet me tutje që Qeveria të hesht përballë obligimeve që i ka ndaj dy ndërmarrjeve nga dëmi që iu është shkaktuar nga pandemia COVID-19.

7. Do të kërkohet me mirëkuptim dalje nga situata, ku politika i ka futur këto dy gjigande të Kosovës.

8. Sindikatat do të intensifikojnë veprimet e tyre, deri në grevë urie pranw Zyrës së Kryeministrit, Avdullah Hoti dhe Ministrit të MEA-së.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera