Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/FB_IMG_1595857399446.jpg

Arsimi shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës



Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të përpjekjeve të saja për tejkalimin e krizës gjatë kohës së Pandemisë po zhvillon aktivitete të ndryshme vetëdijësuese duke mbrojtur së pari shëndetin publik dhe së dyti për ta mbajt biznesin aktiv duke ju ofruar informata mbështetëse por edhe duke kërkuar vazhdimisht masa lehtësuese nga Qeveria e Kosovës për të gjithë operatorët ekonomik të cilët po ballafaqohen me krizën ekonomike e shkaktuar nga Pandemia COVID 19.

Delegacioni i AKB i kryesuar nga Kryetari z.Agim Shahini ditë më parë u prit nga z. Ramë Likaj -Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të koordinuar përpjekjet e përbashkëta, si plotësimi i kurikulave arsimore në bazë të kërkesave nga tregu i punës në Kosovë, të dalura nga Hulumtimet dhe studimet e AKB-se dhe institucioneve të tjera mbështetëse.

Ministri Likaj tha se i kemi dyert e hapura për bashkëpunim, mirëpresim çdo iniciativë të juaj dhe propozime të bazuara në hulumtime dhe studime që dalin si kërkesa nga bizneset për të aftësuar të rinjtë sa më mirë ne tregun e Punës, duke bërë ndryshime edhe në kurikula që ekonomia e tregut po e kërkon në këtë kohë të Pandemisë.

Kryetari Shahini tha se nuk ka ekonomi të zhvilluar nëse nuk kemi arsimin cilësor dhe nuk investohet në këtë drejtim duke përfshirë edhe përgatitjet dhe aftësimet profesionale të të rinjëve tanë për të cilët tregu i EU-se i ka hap dyert për të marrë kuadrot kosovarët cilat ne duhet ti ruajmë me çdo kusht.

Qeveria e Kosovës, bizneset dhe të gjithë punëdhënësit duhen që të përkushtohen më shumë në mbështetje për aftësime dhe trajnime që do ta lehtësojnë punëmarrësve qasjen në avancimin e përgatitjes së tyre por duke pasur gjithmonë frikë se të rinjtë tanë mund të ikin nga vendi dhe tregu i punës të varfërohet në Kosovë.

Të dy palët u dakorduan të kenë takime të rregullta në të mirë të Arsimit dhe ekonomisë kosovare.

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera