Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/06/shbk.png

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë



Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar.

Gjatë kësaj mbledhje, me vota unanime për pozitën e Kryetarit të Bordit është rizgjedhur: Albert Lumezi, Kryeshef Ekzekutiv i NLB Banka ndërkaq Nënkryetar i Bordit u zgjodh: Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija uroi rizgjedhjen e kryetarit të Bordit, Albert Lumezi, dhe zgjedhjen e nënkryetarit Suat Bakkal duke potencuar se viti që lam pas shkaktoi sfida dhe vështirësi të mëdha për të gjithë, mirëpo angazhimi dhe koordinimi përmes Shoqatës së Bankave të Kosovës, së bashku me bankat komerciale në vend, autoritetet shtetërore dhe palët bashkëpunuese ka bërë që kreditimi i ekonomisë dhe shërbimet bankare të vazhdojnë pa ndërprerje dhe njëkohësisht është siguruar stabilitet dhe siguri për sektorin bankar në vend.

Me këtë rast Z. Albert Lumezi tha se sektori bankar ka dëshmuar se funksionon në mbështetje të ekonomisë së vendit si në kohë të zhvillimit ekonomik ashtu edhe në situata të vështira siç ishte pandemia.

”Sektori bankar ka një rëndësi të madhe për ekonominë e vendit, për rritjen e qasjes në financa, rritjen e punësimit dhe funksionimin e hallkave të tjera të ekonomisë.”

“Prandaj besoj fuqimisht se me përpjekjet e përbashkëta dhe vazhdimin e bashkëpunimit shumë të mirë të gjithë anëtarëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës do të tejkalojmë të gjitha sfidat që janë të pranishme në sektorin bankar dhe në mjedisin e jashtëm të të bërit biznes.”

Ndërsa Suat Bakkal falënderoi anëtarët e Asamblesë për mbështetjen e tyre për mandatin e dy viteve të ardhshme.

Me këtë rast ai tha se Industria jonë do të përballet me konkurrencë të fortë, kërkesa të mëdha rregullative dhe kërkesa me standarde të larta për qeverisje gjatë kësaj periudhe.

”Prandaj, besoj që me një bashkëpunim shumë të mirë me Kryetarin Lumezi dhe Anëtarët e Bordit do të mbajmë të shëndetshëm sektorin bankar në mënyrë që të jetë i gatshëm për mbështetjen afatgjate ekonomike të Kosovës”, theksoi Bakkal.

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës u konfirmuan: Robert Wright – CEO Raiffeisen Bank Kosovë, Eriola Bibolli – CEO ProCredit Bank Kosovë, Orçun Ozdemir – CEO TEB, Shpend Luzha – CEO Banka Ekonomike, Arton Celina – CEO Banka për Biznes, Oguzhan Ceylan – Drejtor i Përgjithshëm IS Bank – Dega në Kosovë, Meriton Sunduri – Drejtor i Përgjithshëm Ziraat Bank – Dega në Kosovë, Selman Lamaj – CEO Credins Bank Kosovë dhe Petrit Balija – CEO SHBK.

Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin edhe Ligji për Banka dhe tema tjera me rëndësi për sektorin bankar ndërsa, u vlerësua lartë puna aktuale e Shoqatës së Bankave të Kosovës në përfaqësimin e sektorit bankar dhe menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kritike gjatë situatës së pandemisë me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të sektorit bankar dhe rritjes së qasjes në financa për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës.

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera