Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/atk.jpg

ATK del me njoftim për bizneset që pësuan nga masat kunër pandemisë



Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:
o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;
o Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;
o Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe
o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.

Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:
o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.

Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më .

̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈, Punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën.

̈ ̈ ̈, Qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK.

Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021.

Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.

Përmes formularit të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë ofron edhe sqarimin se si ka ndikuar në biznesin e tij, Vendimi Nr. 01/05, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së, në linkun https://bit.ly/32Szcc3 .

Të fundit

Në pritje të kompensimit për rrymën e paguar për veriun

Hana Muharremi nga Prishtina thotë se institucionet energjetike të Kosovës duhet të kthejnë paratë që kanë shkuar për faturat e energjisë për qytetarët e katër komunave të banuara me shu

NASA me mision në hapësirë

Një anije kozmike do të niset në hapësirë me një mision të veçantë; zbulimin e fosileve të Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në orbitën e Jupiterit për të studiuar dy grupe ast

Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Qoftë tek ecja me automjet, në botën e punës e të tjera, pa inteligjencë artificiale shumë gjëra njeriu nuk bën dot më. Në këtë dre

Kriza energjitike, ekspertët: Menaxhimi i mirë i sektorit ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në treg

Fluturimi me balonë hapësinore nis nga viti 2024

Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lart

Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin

Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit. Pas Guardi

Info Tjera