Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/money.jpg

ATK-ja paralajmëron bllokim të llogarive bankare të kompanive



Nga data 10 dhjetor rreth 200 punëtorë të Kosovës i kanë raportuar në Administratën Tatimore (ATK) punëdhënësit e tyre për moskryerje të kontributet pensionale. Lidhur me këtë ATK-ja ka paralajmëruar kompanitë, të cilat nuk i kanë kryer këto borxhe ndaj punëtorëve, se ky institucion do të detyrohet t’ua bllokojë llogaritë bankare.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa tha për Gazetën Objektiv se këto kompani do të detyrohen të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve brenda afatit katër mujor sa edhe do të zgjasë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti.

“Rreth 200 persona, përmes emali dhe qendrës së thirrjeve kanë raportuar që punëdhënësit nuk ua kanë paguar trustin. Duke pasur parasysh Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili ka katër muaj kohë për të aplikuar, po besoj që brenda kësaj periudhe do t’i shtojmë aktivitetet tona në mënyrë që të gjithë punëtorëve që nuk ua kanë paguar Trusti, të përfundojë e gjithë kjo”, tha Bytyqi –Sefa.

Ndonëse Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk e parasheh se si do të detyrohen këto kompani të ua paguajnë trustin punëtorëve, Bytyqi – Sefa theksoi se këtë do ta bëjnë duke u bazuar në legjislacionin tatimore që është në fuqi për shlyerjen e borxheve.

Meqë nuk është e specifikuar me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, trajtimi i këtyre rasteve, Ligji aktual për Legjislacionin tatimor e parasheh këtë çështje sikur borxh dhe si mos kryerje për kontributet pensionale”, ka deklaruar Bytyqi-Sefa.

Ajo ka treguar për procedurat që ATK-ja do t’i ndjekë ndaj kompanive, të cilat janë raportuar në ATK nga ana e qytetarëve.

Do të thotë ne do t’i rikujtojmë krejt tatim-paguesit të cilët nuk i kanë kryer kontributet për punëtorët, atëherë janë masat e sforcuara që parashihen. Do të bllokohen llogaritë bankare, për t’i tërhequr mjetet në proporcion me borxhin që e kanë që parashihet me legjislacionin tatimor” u shpreh ai.

Por, në mesin e kompanive që nuk i kanë kryer obligimet ndaj punëtorëve ka edhe ndërmarrje publike.

Në mesin e tyre është edhe Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS) e cila për 13 muaj nuk i ka paguar obligimet ndaj punëtorëve.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Objektiv ka kontaktuar me drejtorin e financave në INFRAKOS, Zymer Zekaj i cili tha se ky institucion nuk ka para të mjaftueshme për t’i kryer këto obligime.

Për rreth 13 muaj të kontributeve pensionale ndaj punëtore kanë mbetur pa paguar. Është një vendim i Bordit që të mos paguhen  obligimet tatimore pasi që nuk kemi para. Ne jemi duke biseduar me Qeverinë”, tha Zekaj.

Ai madje ka treguar se INFRAKOS nuk ua ka kryer punëtorëve edhe obligimet tjera tatimore.

Për shlyerjen e këtij borxhi ai thotë se Qeveria e Kosovës ka pasur për obligim t’i përfundojë ato.

Nuk janë vetëm kontributet pensionale të papaguara, por janë edhe TVSH-ka, tatimi në paga dhe obligimet tjera tatimore që janë ndërprerë pasi që qëndrojmë keq financiarisht. Qeveria e Kosovës e ka pasur për obligim që t’i kryej këto pagesa dhe kjo nuk kanë ndodhur”, ka shtuar Zekaj.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera