Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/B4.jpg

ATK nis komunikimin e drejtpërdrejt me bizneset



Pandemia COVID-19 përveç krizës shëndetësore ka goditur mjaftë shumë edhe sektorin e ekonomisë në vendin tonë, ku me rritjen e numrit të të infektuarve kemi pasur shtim të masave të kontrollit nga Qeverisa e Republikës së Kosovës, të cilat padyshim kanë shkaktuar humbje të mëdha në sektorin e ekonomisë.

Sipas llogaritjeve nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, nga 18 marsi deri me tani kemi rënie prej 18% të qarkullimit të bizneseve apo shprehur në shifra mbi 1 miliard euro.

Duke pas parasysh ankesat e vazhdueshme të bizneseve rreth situatës së krijuar nga pandemia, e cila është duke ju pamundësuar kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, si dhe më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi,  ka nisur komunikimin e drejtpërdrejtë me biznese.

Gjatë ditës së sotme janë vizituar tri biznese: “Prishtina Mall”, “Ciao Berto” , si dhe Lesna, me të cilët u diskutua për problemet të cilat tash e sa muaj janë duke e rënduar funksionimin e tyre, si rezultat i efekteve që është duke vazhduar t’i jep pandemia.

Në këtë drejtim, drejtori Murtezaj tha së ATK do të mundohet që brenda kornizave ligjore të ofrojnë mbështetje, në mënyrë që ky recesion ekonomik i krijuar të tejkalohet dhe bizneset t’i ri-kthehen normalitetit të tyre, pasi që qëndrueshmëria e tyre ekonomike është vitale për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ai tutje tha se, si institucion kemi nis këtë plan komunikimi me qëllim që të krijohet relacion tjetër me bizneset, duke prekur në problemet dhe vështirësitë që ata i kanë në implementim të Legjislacionit Tatimor, si dhe duke ngritur partneritet në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale.

Ndërkaq, kryetari Rukiqi tha se  jemi këtu për ta ofruar përkrahjen tonë por në njëjtën kohë për të shikuar mundësi për lehtësira sidomos tani kur shumica e kompanive po ballafaqohen me krizë jashtëzakonisht të lartë nga pandemia.

Ne jemi duke punuar që të gjejmë forma të përkrahjes së drejtpërdrejtë financiare dhe është me rëndësi që të implementohet faza e fundit, që ka të bëjë me përkrahje të drejtpërdrejtë për kompanitë me pjesën e pagave.

E nga ana tjetër, bizneset e vizituara sot u shprehen se këto vizita japin një shpresë që institucionet janë duke e bashkëndjejnë me gjendjen e tyre të rënduar ekonomike, duke theksuar se ndihma më e madhe që mund të vij nga ATK-ja ka të bëjë me atë se çfarë mund të bëjmë të ndihmohemi në rrjedhën e keshit, në mënyrë që biznesi të jetë në gjendje të përforcohet dhe t’i mbaj punëtorët deri në rikthimin në normalitet.

Plani për vizita tek bizneset do të vazhdoj të implementohet edhe gjatë ditëve në vijmë, sipas përzgjedhjeve që do t’i bëjë Oda Ekonomike e Kosovës.

Të fundit

KEK: Miniera asnjëherë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. Njëherit edhe niveli i sigurisë në punë dhe operime ditore është

OAK: Ndëprerjet e lidhjeve telefonike dhe mosnjohja e kodeve të internetit në Kosovë, faktor dëmtues i bizneseve

Problemet e telefonisë mobile, kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonive mobile, problemet me mbulimin e rrjetit 3G dhe 4G në autostradë dhe problemet me IP që po dëmtojnë me miliona euro

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

Nënshkruhet Memorandumi për zhvillim të mëtejmë të tregjeve financiare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë, Ervin Met

Forumi Ekonomik: Më 2025 robotët zëvendësojnë punëtorët

Në vitin 2025 parashikohet që gjysmën e punëve që bën njeriu do t’i bëjnë makineritë robotike. Një parashikim i tillë vjen nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili shkruan se “revolucioni r

Oda e Afarizmit: Qindra mijëra euro po humb Kosova nga mosefikasiteti i MPJ-së

Problemet e bizneseve me ambasadat, kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomike, mosnjohja e Kosovës dhe problemet me listimin e emrave të qyteteve të Kosovës në gj

Info Tjera