Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_2804311669789131.jpeg

BE-ja jep 24 milionë euro për ta mbështetur Kosovën



Në dhjetor 2020, në Thesarin e Kosovës është paguar një shumë prej 24.05 milionë euro si fonde të asistencës buxhetore të ofruara nga Komisioni Evropian.

Këto fonde janë pjesë e asistencës së përgjithshme të BE-së për të zbutur ndikimin e COVID-19, për të mbështetur modernizimin e administratës publike të Kosovës dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike.

BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës me fonde shumë të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi popullsinë dhe bizneset e Kosovës.

Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi tha se Kosova dhe BE-ja janë të dyja akoma në mes të pandemisë.

“Përmes këtyre pagesave të mbështetjes buxhetore, ne ndihmojmë Kosovën të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të luftuar pandeminë: të ndihmojë stabilizimin e financave publike, t’i ofrojë mbështetje bizneseve të vogla dhe qytetarëve nevojtarë për t’ia dalë mbanë vështirësive financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Kosovës”, theksoi Varhelyi.

Mbështetja buxhetore është një formë e mbështetjes nga BE-ja, ku BE-ja shpërblen përparimet që shënojnë qeveritë në zbatimin e strategjive të veta dhe në arritjen e synimeve që i kanë vënë vetes.

Pagesat e mëparshme të BE-së lidhur me administratën publike dhe reformat e menaxhimit të financave publike në shumën prej 11.5 milionë euro dhe 9.97 milionë euro, u disbursuan në dhjetor 2019 dhe korrik 2020, përkatësisht.

Qeveria ka vazhduar të ndjekë agjendën e saj të menaxhimit të financave publike dhe administratës publike, por duhet të riafirmojë zotimin e saj ndaj objektivave dhe parimeve të përgjithshme të kësaj agjende të reformave, të sigurojë përshpejtimin e ritmit të zbatimit në të ardhmen dhe të sigurojë që masat e parashikuara ekonomike dhe investimet nuk e minojnë stabilitetin makro-ekonomik në Kosovë.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera