Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/mmm-780x439-1.jpg

BE-ja ndau ndihma për nëntë anëtarët e saj: Cili shtet përfitoi më së shumti



Komisioni Evropian u ka ndarë 14 miliardë euro nëntë vendeve të BE-së, në formë të pakos së dytë të ndihmës për të ruajtur vendet e punës.

Asistenca është ndihmë nën instrumentin “Sure” për të mbuluar kostot që lidhen drejtpërdrejt me financimin e skemave kombëtare me kohë të kufizuar dhe masa të ngjashme të paraqitura në përgjigje të pandemisë së coronavirusit.

Kroacia mori 510 milionë euro, Qipro 250 milionë euro, Greqia dy miliardë euro, Italia 6,5 miliardë euro shtesë, Letonia 120 milionë euro, Lituania 300 milionë, Malta 120 milionë, Sllovenia 200 milionë dhe Spanja katër miliardë euro shtesë.

BE siguroi paratë për këto nevoja duke shitur bono në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Në fund të tetorit, Italia, Spanja dhe Polonia kishin marrë tashmë një total prej 17 miliardë eurosh përmes kësaj skeme.

Në total, si mbështetje financiare për ruajtjen e vendeve të rregullta, Kroacia do të marrë një miliard euro, Qipro 479 milionë, Greqia 2.7 miliardë, Italia 27.4 miliardë euro, Letonia 192 milionë, Lituania 602 milionë, Malta 244 milionë, Sllovenia 1.1 miliard dhe Spanja 21.3 miliardë euro.

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Info Tjera