Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/32930-scaled.jpg

BE miraton 32 mega projekte të reja për gazin natyror



Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile fondeve të BE-së për tubacionet e gazit dhe sistemet e ruajtjes, ndërkohë nga krahu tjetër zemërimi i ekologjistëve ka arritur kulmin, duke e quajtur iniciativën si një pengesë për arritjen e qëllimeve klimatike.

Gazi natyror nuk mund të konsiderohet një burim energjie “në tranzicion”.

Sidomos nëse kjo nënkupton ndërtimin e tubacioneve të reja.

Shoqatat mjedisore nga e gjithë bota e kanë përsëritur këtë sllogan në çdo samit, konferencë apo demonstrim.

Megjithëse, në të vërtetë, është shumë më pak e dëmshme për klimën sesa qymyri dhe nafta, nuk është e mjaftueshme për të arritur qëllimet që bashkësia ndërkombëtare i ka vendosur vetes.

BE duhet të ulë konsumin e energjisë elektrike dhe emetimet e gazrave serë

Nëse duam të mbajmë rritjen e temperaturës mesatare globale brenda kufijve maksimal të treguar nga shkencëtarët për të shmangur një katastrofë klimatike, mënyra e vetme e mundshme është ajo që kalon përmes energjisë së rinovueshme.

Në raportin të fundit me titull “Emision Gap”, Agjencia e Mjedisit e Kombeve të Bashkuara (UNEP) shpjegoi se për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë, deri në fund të shekullit, në krahasim me nivelet para-industriale, do të jetë e nevojshme të ulen emetimet e gazrave serë që përbëjnë atmosferën e Tokës.

Tubacioni i diskutueshëm TAP është gjithashtu në listë

“Duke u ndalur te gazi – tha Marie Toussaint, eurodeputetja e Partisë së Gjelbërve – Parlamenti Evropian zgjedh të ruajë energjitë fosile. Sidoqoftë, propozimi ynë alternativ u mbështet nga 169 Anëtarë. Do të fillojmë nga këtu për të vazhduar të kërkojmë investime në përputhje me strategjinë e klimës që Evropa ka vendosur vetë”.

Lista e projekteve të konsideruara “me interes të përbashkët” përfshin, ndër të tjera, TAP.

Ky është, gazsjellësi trans-Adriatik që do të përshkojë Italinë, Shqipërinë dhe Greqinë dhe që tashmë ka qenë objekt i protestave shumë të forta nga shoqatat e mjedisit.

Po kështu, terminali i gazit natyror i lëngshëm në Shannon, Irlandë, i projektuar për të importuar gaz nga Shtetet e Bashkuara, do të financohet.

Terminali lundrues, gjithashtu për LNG, në ishullin turistik Krk në Kroaci ose gazsjellësin Eastmed që duhet të lidhte Izraelin me Qipron dhe Greqinë.

Të fundit

Mustafa premton mbështetje për fermerët llapjan

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë vizituar kultivuesit e pem

Shoqata e Gastronomeve: Po shkojmë drejtë bankrotimit

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës mori vendim që nga sot të gjitha shërbime e gastronomisë, përfshirë restorantet, kafiteritë, klubet e natës të mos o

Votohet rishikimi i buxhetit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Me gjashtë vota për dhe katër kundër, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar në favor të rishikimit e buxhetit për vitin 2020. Pas një debati të gjatë në komision është vendosur q

BE-ja parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia COVID-19

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë COVID-19, e cila, për disa muaj, ka bllokuar bizneset

Formohet Trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, pati takim me udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar dhe për t’i marrë masat për ta luftuar përhapjen e pandemisë. Në

Ministria e Financave nuk do ta kompensojë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka konfirmuar se nuk do të kompensohet tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve të mbledhura në Trustin Pensional. Qytetarët mund të tërheqin m

Info Tjera