Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/healthy-food-696x479-1.jpg

Bien çmimet e importit



Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2020.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-1.6%) në TM2  2020, krahasuar me TM1 2020.

Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-10.8%); tekstili dhe artikujt prej tij (-4.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-3.4%); dhe lëkura dhe artikujt e saj (-0.2%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (6.1%); letra dhe artikujt e saj (1.6%); mjetet e transportit (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.1%); produktet bimore (0.6%); druri dhe artikujt prej tij (0.6%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.4%); këpucët (0.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (0.4%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.3%); dhe produktet e industrive kimike (0.1%).

Po ashtu, krahasuar TM2 2020 me TM2 2019, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-3.5%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale       (-22.5 %);  tekstili dhe artikujt prej tij (-14.4%); lëkura dhe artikujt e saj (-11.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-4.4%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, dhe mekanizmat e orës (-2.2%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.3 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.1%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore         (17.5 %);  këpucët (3.8%); letra dhe artikujt e saj (2.3%); vajrat ushqyese (1.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.0%); mjetet e transportit (0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8%);  plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.5%); druri dhe artikujt e tij (0.4%) dhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.2%). 

Të fundit

KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas

Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të k

4K po zëvendësohet me 8K

Pavarësisht se televizorët 4K janë ende në fillesat e tyre, kjo nuk e ka ndalur progresin e 8K-së. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, dhe ka ende shumë pengesa teknike p

Qeveria ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha

Rekord i remitencave nga mërgimtarët

Përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19, diaspora jonë po vazhdon të ndihmoj familjet dhe më këtë rast edhe ekonominë tonë. Edhe në muajin gusht të këtij viti ata kanë thyer rekord në

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Zeka: Marrëveshja me ndikim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arian Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Ai tha se në fillim të këtij vit

Info Tjera