Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_shqie15280264661528026503.jpg

Bien ndjeshëm turistët në Shqipëri, si pasojë e pandemisë



Si pasojë e pandemisë ka rënë ndjeshëm numri i turistëve në Shqipëri.

Shtetasit që kanë hyrë në Shqipëri në muajin qershor ekskluzivisht për pushime a vizita janë 72 % më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjendjen dramatike në sektorin e turizmit që çdo ditë e përshkruajnë aktorët e fushës, e konfirmon edhe INSTAT me të dhënat më të fundit.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2020, janë 364.574 ose 66,3 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë 179.594 me rënie nga vitit i kaluar 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, raporton KOHA.

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Shqipëria ka hapur kufijtë e saj më 1 qershor.

Gjatë muajit qershor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 109.517 persona nga Kosova, krahasuar me 213.550 persona që kanë hyrë në të njëjten periudhë të vitit kaluar duke shënuar një rënie me 48.7%.

E njëjta situatë është edhe për muajin korrik.

Në periudhën 1-25 korrik kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 193006 shtetas, ose 46.7% më pak se e njëjta periudhë e vitit kaluar.

Por pandemia s’ndal rritjen e vizitave për qëllime biznesi.

Por sa u përket qëllimeve të vizitës, në qershor është konstatuar një rritje e hyrjeve për arsye biznesi dhe profesionale me 20 %.

Nga 9121 hyrje që ishin në qershorin e vitit të kaluar, këtë vit numri i hyrjeve për këtë qëllim u rrit në 10,942, por pandemia s’e ndal rritjen e vizitave për qëllime biznesi.

Shqipëria ka njohur këtë qershor një rënie të konsiderueshme të hyrjeve nga jashtë. Referuar të dhënave të INSTAT, në qershor rënia e hyrjeve nga shtetasit e huaj është me -71,5 %.

Por sa u përket qëllimeve të vizitës, në qershor është konstatuar një rritje e hyrjeve për arsye biznesi dhe profesionale me 20 %.

Nga 9121 hyrje që ishin në qershorin e vitit të kaluar, këtë vit numri i hyrjeve për këtë qëllim u rrit në 10,942.

Ndërkohë, ndryshe nga “zërat” e tjerë që janë të gjithë negativë, vetëm hyrjet për qëllim biznesi dhe profesionale kanë njohur rritje në rang 6-mujor.

Në periudhën janar-qershor 2020, numri total i hyrjeve për këtë qëllim është 52 mijë e 930 duke njohur një rritje me 11,5 %.

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera