Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/KEKSipituliRudnik.jpg

Bordi i Përkohshëm me vendime konkrete për korporatën



Në takimin e rregullt të këtij muaji Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh të rëndësishme për korporatën.
 
Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2020, i cili rregullon dhe balancon të hyrat dhe shpenzimet për shkak të ndikimeve të ndryshme, me theks të veçantë shtyrjen e projekteve kapitale si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në kuadër të buxhetit të rishikuar është përfshirë edhe ndarja e mjeteve për Studimin e Fizibilitetit për Termocentralin Kosova A.

Në këtë aspekt janë përfshirë ulje të shpenzimeve për disa kategori të caktuara.
 
Me qëllim të inventarizimit të pronës Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka udhëzuar trajtimin e çështjeve pronësorë përmes një Task Force të Brendshme,
 
Për më tepër, në këtë takim është vendosur mbështetja e opsionit të inxhinierëve dhe të ekspertëve
të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst Bordi ka kërkuar shqyrtimin e arsyeshmërisë të vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2).
 
Ndërsa për menaxhimin e punëve ditore në gjendjen e pandemisë COVID-19 është udhëzuar menaxhmenti për aplikimin e punës on-line, përfshirë edhe takimet me palë të treta (Operatorë Ekonomik, Institucione, Palë të interesuara) sipas mundësive.
 
Fare në fund Bordi i Përkohshëm ka vendosur t’i adresohet një kërkesë zyrtare për auditim të Përgjithshëm në KEK Zyrës Kombëtare të Auditimit – ZKA. 

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera