Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kufiri.png

BQK-ja ulë tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë



Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 29 korrik ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.

Ky vendim i marrë nga menaxhmenti i BQK-së ka ardhë pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 16 korrik 2020 të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe raportit aktuarial të BQK-së mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga autopërgjegjësia dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë.

Me anë të këtij vendimi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kërkon nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që në emër të anëtarëve të saj, siguruesve të licencuar për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, të ulë përkohësisht tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për grupet tarifore të autoveturave dhe motoçikletave për 35 përqind.

Poashtu me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht 2020 deri më 31 dhjetor 2020.

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera