Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/IMG_3933-scaled.jpg

BSPK mbështet menaxhmentin e KEK-ut



Sot, KEK-un e ka vizituar kryetari i BSPK-së Avni Ajdini dhe bashkëpunëtorja e tij Dafina Mehaj, të cilët u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Luigj Imeri me bashkëpunëtorë.

Në takim, z. Ajdini dhe znj. Mehaj u njoftuan për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit si pasojë e pandemisë globale COVID-19.

Ndërsa, z. Ajdini gjatë takimit shprehu interesimin e BSPK-së rreth çështjeve që kanë të bëjnë me punëtorët e KEK-ut, e veçmas rreth zbatimit të marrëveshjes kolektive, kërkesave të punëtorëve, kushtet e punës si dhe ecurinë e prodhimit në këto ditë të vështira.

z. Imeri tha se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët, andaj do të punojmë bashkë me përfaqësuesit sindikal për të përkrahur kërkesat e tyre bazuar në ligjet në fuqi dhe kapacitetet ekonomike të korporatës.

“Korporata Energjetike e Kosovës konsideron që pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj. Në këtë drejtim, ne kemi zhvilluar takime të ndara me dy sindikatat e KEK-ut, ku kemi shprehur përkushtimin tonë për të përkrahur të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar. Si rrjedhojë, në bashkëpunim me përfaqësuesit sindikal, aktualisht jemi duke u marrë me sigurimin e pajisjeve mbrojtëse në punë, kontestet gjyqësore me punëtor si dhe i kemi trajtuar çështjet të cilat u ngritën edhe nga z. Ajdini. Për më tepë, në gjithashtu kemi treguar gatishmërinë e menaxhmentit që përfaqësuesit e sindikatës të marrin pjesë në takimet e menaxhmentit sa herë të diskutohen çështjet që ndërlidhen me punëtorët”. Theksoi Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) Luigj Imeri.

Ndërsa kryetari Ajdini shprehu gatishmërinë të përkrah përfaqësuesit sindikal dhe menaxhmentin e KEK-ut, për të gjitha çështjet që ndërlidhen me punëtorët e korporatës.

Ai falënderoi z. Imeri për gadishmërinë e tij dhe të menaxhmentit të KEK-ut për të përkrahur punëtorët dhe për të bashkëpunuar me përfaqësuesit sindikal në ralizimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

“Unë kamë biseduar me ministrin e MPMS-së, me ç’rast kemi diskutuar rreth takimit të radhës të këshillit ekonomik social, ku në rend të ditës do të jetë kontrata kolektive, paga minimale dhe tema të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Sa i përket KEK-ut, ju siguroj se do të angazhohem maksimalisht në përkrahjen e përfaqësuesve sindikal dhe menaxhmentit të KEK-ut, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e mirëqenies së punëtorëve të korporatës”.

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera