Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Kuvendi-1024x768-1.jpg

Dështon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike



Pavarësisht që deputetët po marrin pjesë në seancë, ata nuk votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, derisa vetëm 40 prej tyre morën pjesë në votim.

Në vazhdimin e seancës plenare kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duke lëvduar punën e deputetëve ka fajësuar sërish Qeverinë e Kosovës se nuk ka sjellë projektligjet në Kuvend për miratim.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor është hedhur në votim Propozim-Rezoluta lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së, nuk ka kaluar në kuvend.

“E kam për detyrë dhe në emrin tuaj që sërish t’i refuzoj propagandat se deputet e kuvendit të Kosovës nuk e kanë kryer punën e tyre. Nga 120 ligjet që trumbetoheshin që kinse deputetët nuk i kanë trajtuar në faklt nuk kanë ardhur në kuvendin e Kosovës, sepse nuk i ka sjellë qeveria e Kosovës”, theksoi ajo.

Kuvendi po vazhdon votimin e për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020.

Po ashtu me 28 për dhe 52 kundër dhe një abestim nuk ka kaluar as Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

Të fundit

KEK-u ndihmon të rinjtë e dy komunave me trajnime profesionale falas

Korporata Energjetike e Kosovës si pjesë të përgjegjësisë së saj sociale, ka marrë vendim që t’i trajnoj 100 të rinj dhe të reja në Qendrën e trajnimeve që funksionon në kuadër të k

4K po zëvendësohet me 8K

Pavarësisht se televizorët 4K janë ende në fillesat e tyre, kjo nuk e ka ndalur progresin e 8K-së. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kohë të shkurtër, dhe ka ende shumë pengesa teknike p

Qeveria ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha

Rekord i remitencave nga mërgimtarët

Përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19, diaspora jonë po vazhdon të ndihmoj familjet dhe më këtë rast edhe ekonominë tonë. Edhe në muajin gusht të këtij viti ata kanë thyer rekord në

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Zeka: Marrëveshja me ndikim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arian Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Ai tha se në fillim të këtij vit

Info Tjera