Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/ce4a5b2ad2f0625b84fe49581e7f38f8-e1554988301999.jpg

Ekonomia globale në recesion në vitin 2020 për shkak të Covid-19



Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikon një recesion të thellë global në vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19, duke theksuar se ekonomitë globale pritet të tkurren me 4.4 për qind.

Duke folur të martën në Forumin Ekonomik Botëror të FMN-së në Boston, ekonomistja e lartë e FMN-së, Gita Gopinath tha se pandemia ka shkaktuar mbylljen e bizneseve dhe industrive në të gjithë botën.

Ndërsa shumica e ekonomive të botës janë rihapur, duke e shtyrë FMN-në të bëjë ndryshime të vogla në parashikimin e saj të qershorit, zonja Gopinath tha se rritja e rasteve me koronavirus dhe pasiguritë e tjera politike sugjerojnë që rimëkëmbja ekonomike globale do të jetë e ngadaltë dhe e pabarabartë deri në vitin 2021.

Zyrtarja e FMN-së Gopinath tha se qeveritë mund të bëjnë disa gjëra për të shpejtuar rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën.

Ajo bëri thirrje për një bashkëpunim shumë më të mirë ndërkombëtar për t’i dhënë fund pandemisë, në drejtim të krijimit dhe ndarjes së trajtimeve dhe vaksinave sapo ato të jenë në dispozicion dhe prodhimin e tyre në shkallë të gjerë.

Ajo theksoi gjithashtu se politikat monetare dhe fiskale kombëtare nuk duhet të jenë tepër të kufizuara.

Në mënyrë të veçantë, ajo tha se qeveritë duhet të përqendrohen në ndihmën e drejtpërdrejtë për familjet dhe bizneset.

Në komentet për agjencinë franceze të lajmeve, Gopinath tha se nëse Shtetet e Bashkuara miratojnë një paketë tjetër stimuluese të ngjashme me masën prej 2.2 trilionë dollarësh të miratuar në fillim të këtij viti, ajo do të ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme ekonominë amerikane, si dhe botën.

Gopinath tha se nëse një paketë e dytë stimuluese nuk miratohet nga Kongresi amerikan, FMN parashikon që ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të rritet me rreth 3.1 për qind vitin e ardhshëm.

Por ajo tha se një paketë e dytë financiare do të shtonte rritjen me 0.2 për qind, duke e sjellë ekonominë amerikane përsëri në nivelet para-pandemisë shumë më shpejt.

Ajo tha se një rimëkëmbje e shpejtë nga ekonomia më e madhe në botë do t’i sillte dobi botës, veçanërisht fqinjëve të saj, Meksikës dhe Kanadasë./VoA

Të fundit

Qeveria shkarkon dhe emëron bordin e KEK-ut

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese, të 37-tën me radhë. Në këtë

KEK: Miniera asnjëherë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. Njëherit edhe niveli i sigurisë në punë dhe operime ditore është

OAK: Ndëprerjet e lidhjeve telefonike dhe mosnjohja e kodeve të internetit në Kosovë, faktor dëmtues i bizneseve

Problemet e telefonisë mobile, kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonive mobile, problemet me mbulimin e rrjetit 3G dhe 4G në autostradë dhe problemet me IP që po dëmtojnë me miliona euro

Instagram u mundëson krijuesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të bërë para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe

Nënshkruhet Memorandumi për zhvillim të mëtejmë të tregjeve financiare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë, Ervin Met

Forumi Ekonomik: Më 2025 robotët zëvendësojnë punëtorët

Në vitin 2025 parashikohet që gjysmën e punëve që bën njeriu do t’i bëjnë makineritë robotike. Një parashikim i tillë vjen nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili shkruan se “revolucioni r

Info Tjera