Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/download-1.jpg

Fillon “Autostrada e Paqes”



Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit.

Këto dy korporata ditë më parë kanë nënshkruar letrat e interesit për të ndihmuar financimin e “Autostradës së Paqes”, që do të lidhë Prishtinën me Nishin.

Menjëherë më pas për këtë e kanë informuar Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ministri Abrashi bën të ditur se përpos autostradës do të diskutohet edhe për hekurudhën.

Shpreson se ndërtimi i autostradës do të nis shumë shpejt.

Ndërsa thotë se Kosova do të përfitoj nga këto projekte.

Në marrëveshjen e 4 Shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është paraparë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë-Nish dhe hekurudhës që e lidh Kosovën me Serbinë.

Këto dy projekte po cilësohen si simbol i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të fundit

Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë

Nëse thashethemet duhet të besohen, Samsung Galaxy S21 (i njohur edhe si Galaxy S30) mund të jetë me ne që në Janar, kështu që mbase nuk është për t’u habitur që rrjedhjet vazhdojnë të

Veriu i Kosovës pa kupona fiskal

Biznese të profileve të ndryshme operojnë në katër komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq), por në Adminis

Renault dhe Daimler shfaqin shenjat e para të rimëkëmbjes financiare

Renault e Daimler në raportet e tremujorit të tretë konstatojnë përmirësim të dukshëm krahasuar me gjysmën e parë të vitit edhe pse me shifra ende të ulëta nga viti 2019. Tendenca në ngj

Qeveria shkarkon dhe emëron bordin e KEK-ut

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese, të 37-tën me radhë. Në këtë

KEK: Miniera asnjëherë nuk ka operuar më mirë dhe më sigurt

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. Njëherit edhe niveli i sigurisë në punë dhe operime ditore është

OAK: Ndëprerjet e lidhjeve telefonike dhe mosnjohja e kodeve të internetit në Kosovë, faktor dëmtues i bizneseve

Problemet e telefonisë mobile, kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonive mobile, problemet me mbulimin e rrjetit 3G dhe 4G në autostradë dhe problemet me IP që po dëmtojnë me miliona euro

Info Tjera