Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/bursayt.jpg

Fitimtarë dhe humbës nga kriza e COVID-19



A do të përfitojnë firmat e mëdha nga kriza e COVID?

Është e ndërlikuar dhe implikimet për konkurrencën janë të pasigurta, shkruan The Economist

Teksa vaksina po afrohet shefat dhe investitorët kanë filluar të shpërfillin luftën e menjëhershme për të përballuar pandeminë dhe po përqendrohen nëbus perspektivën e konkurrencës afatgjatë.

Kush ka fituar dhe kush ka humbur? Ashtu si viruset, recesionet zakonisht dëmtojnë në fillim më të dobëtit.

Kompanitë me bilance të dobëta dorëzohen shpejt.

Teksa kompanitë startup premtuese mbyllen, shpesh janë firmat e mëdha ato që zotërojnë burimet e nevojshme për të mbijetuar.

Megjithatë, recesioni COVID-19 ka qenë më i mprehtë dhe më i komplikuar.

Ekonomia botërore pritet të tkurret me mbi 4% këtë vit, rënia më e thellë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ekziston ende rreziku i një recesioni të dyfishtë.

Ndihmat ekonomike, stimujt e Bankës Qendrore dhe durimi i treguar nga bankat dhe pronarët, e kanë ngadalësuar procesin e shkatërrimit krijues dhe kanë ulur numrin e falimentimeve.

Distancimi social ka dëmtuar disa industri dhe ka qenë fitimprurës për të tjera, teksa njerëzit gjejnë mënyra të reja për të bërë gjëra të vjetra.

Si rezultat, modeli normal sipas të cilit firmat e fuqishme fitojnë më shumë ndikim, është më pak i theksuar sesa mund të prisni – të paktën, deri tani.

Përshtatja
Investitorët po përpiqen të përshtaten me një perspektivë kaq të pazakontë.

Kjo është pjesërisht arsyeja sepse, lajmet për vaksinat në javët e fundit kanë shkaktuar lëvizje në tregjet financiare, teksa menaxherët e fondeve vënë bast më tepër në firmat që kishin frikë t’i preknin vetëm disa javë më parë.

Atëherë, cila është mënyra më e mirë për të vlerësuar fituesit dhe humbësit?

Në shumë biznese, të mëdhenjtë do të qëndrojnë në krye, sepse e gjithë industria e tyre ka rezultuar imune ndaj përçarjeve online.

Në raste të tjera, të mëdhenjtë do të fitojnë – por sepse kanë zotëruar inovacione të reja dixhitale.

Ndërsa në disa sektorë të ekonomisë, ku ndryshimi teknologjik duket se është përshpejtuar, fituesit do të jenë kompanitë e reja.

Bizneset e dëmtuara
Muzika live është një industri që pandemia e ka heshtur plotësisht.

Për shkak të ndalimit të koncerteve dhe festivaleve, Live Nation, organizatori më i madh i koncerteve, ka përjetuar një rënie të shitjeve me 95% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, duke qenë se nuk mund të zëvendësohet me një version të denjë online, kjo industri nuk mund të thuhet se është venitur, por thjesht ka mbetur pezull.

Siç sugjeron edhe çmimi i lartë i aksioneve të Live Nation, kjo kompani mund të presë derisa jeta të kthehet në normalitet.

Shumë industri të tjera, si udhëtimet ajrore, gjithashtu nuk mund të lëvizin online.

Ky vit do t’i dëmtojë rëndë bilancet e linjave ajrore – borxhi i tyre i përgjithshëm ka arritur në gjysmë trilion dollarë.

(British Airways po shet enët e porcelanit për të mbështetur financat e saj në rënie: gjysmë duzinë filxhanë çaji të klasit të parë mund të jenë tuajat për rreth 30 dollarë.)

Por ata që i mbijetojnë krizës, do të gjejnë një trafik ajror më të ulët.

Fitimtarët
Gjetiu ka pasur më tepër përçarje dixhitale – por fitimtaret kanë qenë kompanitë e mëdha.

Reklamimi është zhvendosur edhe më tej në platformën online, ku sundon duopoli Facebook dhe Google.

Po kështu, shumë punë në zyrë janë zhvendosur në shtëpi, duke rezultuar në ndërtesa bosh zyrash dhe makineri printimi të braktisura.

Si pasojë, njerëzit janë më të varur se kurrë në firmat e mëdha teknologjike që ofrojnë shërbime cloud.

Megjithëse, pandemia do të shkaktojë ndryshime të përhershme në të gjitha industritë, emrat dominues në secilën prej tyre do të jenë të njohur.

Megjithatë, ekziston një grup i tretë i industrive, të cilat kanë ndryshuar në mënyra që kërcënojnë kompanitë e mëdha.

Sporti live ka vazhduar gjatë pandemisë, pasi ekipet kanë gjetur mënyra për të testuar ose për të karantinuar lojtarët.

Por mungesa e tifozëve ka ulur shikueshmërinë në TV, motorin financiar të industrisë sportive.

Kështu, njerëzit po shohin më tepër klipet e regjistruara të momenteve më të mira të ndeshjes, faqet e basteve dhe po zgjedhin mënyra të tjera interaktive për të shijuar sportin në aplikacionet sociale, duke kërcënuar firmat e mëdha televizive.

Në katering, po rriten gjithnjë e më tepër shërbimet e shpërndarjes si DoorDash, të ardhurat e të cilit janë trefishuar këtë vit, çka tregon se në të ardhmen, ngrënia në shtëpi mund të bëhet më e zakonshme.

Shitësit me pakicë të ushqimit dhe restorantet duhet të përshtaten me këtë prirje, ose të pësojnë uljen e fitimeve.

Perspektiva
Dhe cila është perspektiva për ekonominë në tërësi?

Nëse vërejmë tregun e aksioneve të Amerikës, aksionet e kompanive më të mëdha kanë performuar më mirë këtë vit – por vetëm në 33 nga 59 industri, dhe me një diferencë mesatare prej vetëm 2%.

Në shumë zona, beteja për epërsi është ende e ndezur.

Kështu, në tregtinë online, shitjet e Amazon janë rritur, por ajo po përballet me një konkurrencë të re në formën e shitjeve online të Walmart dhe Shopify. COVID-19 ka sjellë dëm ekonomik në një shkallë të gjerë.

Megjithatë, ndryshimet e shpejta që janë detyruar në shumë industri, po çojnë në risi që do të mbijetojnë edhe pas pandemisë – dhe në disa raste do t’i lënë kompanitë e mëdha më pak të fuqishme se më parë.

Konsumatorët duhet të shpresojnë që këta sektorë të rinj konkurrues të ekonomisë të mbeten të kontestuar edhe pas pandemisë.

Kush fiton e kush humb
Në shumë biznese, të mëdhenjtë do të qëndrojnë në krye, sepse e gjithë industria e tyre ka rezultuar imune ndaj përçarjeve online.

Në raste të tjera, të mëdhenjtë do të fitojnë – por sepse kanë zotëruar inovacione të reja dixhitale.

Ndërsa në disa sektorë të ekonomisë, ku ndryshimi teknologjik duket se është përshpejtuar, fituesit do të jenë kompanitë e reja.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera