Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/prishtina.jpg

“Forbes” artikull për Kosovën: Vizitojeni, Rita Ora vjen prej andej



Revista e famshme ‘Forbes’ së fundmi ka publikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie.

Hapësirë të veçantë u është dhënë këtyre katër shteteve: Kosovës, Kolumbisë, Marokut dhe Republikës Domenikane.

Ndër të tjera në artikull është theksuar një arsye shumë e veçantë se pse duhet vizituar Kosova.

“Forbes” rendit një arsye më shumë për ta vizituar atë, për vetë faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nga  Kosova.

Në artikull shkruhet gjithashtu për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.

Ja çfarë shkruhet në artikullin e “Forbes”

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim. Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”

Të fundit

​Ministrja Bajrami për skandalin e 2 milionëshit: Janë bllokuar 560 mijë euro

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar tri vetura, në lidhje me “avullimin

Tinder lëshon aplikacionin me video

Tinder ka lansuar opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë. Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës

Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë

Sanohen deformimet në rrugën N2, Prishtinë-QMI

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, po bëhet edhe sanimi i deformimeve në rrugën nacionale N2, përkatësisht nga kryeqyteti

Gërxhaliu:MSA mundësi shumë dimenzionale e pa shfrytëzuar nga Kosova

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin poli

Biznesmenët shqiptarë bashkojnë forcat në një investim

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua o

Info Tjera