Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/MTI-3-scaled.jpg

Formohet Trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë



Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, pati takim me udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar dhe për t’i marrë masat për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

Në takimi ishin: Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës; Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Adonis Tahiri, koordinator i inspektorateve komunale; Ekrem Kastrati, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës; Blerim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut; si dhe Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri, Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij takimi, i cili ka rezultuar si rrjedhojë e takimit të mëhershëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe inspektorateve komunale për të koordinuar inspektimet në terren.

“Rritja e numrit të inspektimeve kërkon edhe rritje të numrit të inspektorëve dhe se ne si qeveri do t’i ndërmarrim të gjithë hapat për të mundësuar rritjen e inspektorëve për të zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid-19”, theksoi ministri Krasniqi.

Ai më tej ka kërkuar nga të pranishmit që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të koordinuar dhe mobilizuar tërë kapacitetet inspektuese në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik në rend të parë dhe njëkohësisht t’i informojmë edhe bizneset për masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Krasniqi u premtoi se do të shikohen mundësitë e pagesave shtesë në kuadër të kodit të veçantë, që e ka ndarë Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë.

Në fund të takimit u dakorduan të gjithë përfaqësuesit e këtyre mekanizmave inspektues që të formojnë Trupën Koordinuese të Inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë, të kryesuar nga Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu, ministri Krasniqi kërkoi nga kjo trupë që të kenë takime të përditshme koordinuese për inspektime në të gjitha rajonet e Kosovës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.

Të fundit

Kuvendi flet për rimëkëmbjen ekonomike

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares dr. Vjosa Osmani. Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi propozimin

Ekzekutohet grupi i dytë i pagesave të masës 3 (a)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si

Njihuni me disa detaje të iPhone 12 (Video)

Apple iPhone 12 pritet të jetë një nga telefonat më të mirë të vitit, me lidhjen më të mirë të 5G bashkë me procesorin e ri tepër të shpejtë. Modeli i ri i telefonit tē Apple pritet t

Bordi i përkohshëm mbështet menaxhmentin e KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e

Më shumë se 30 000 të papunë për shkak të pandemisë në Bosnje

Më shumë se 30 000 persona kanë humbur punën në Bosnje-Hercegovinë për shkak të pandemisë dhe mijëra të tjerë mund të kenë të njëjtin fat, raportoi agjencia kroate e lajmeve, HINA duke

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Brenda dy javësh, aplikimi vetëm online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo do të bëhet pasi të votohet Pr

Info Tjera