Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/gastro.jpg

Gastronomët paralajmërojnë protesta



Pas mbledhjes së jashtëzakonshme gastronomët kanë mbajtur konferencë para mediave, pas paralajmërimit të masave të reja kundër COVID-19.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se i kundërshtojnë të gjitha masat që do t’i marrë qeveria ditët e ardhshme.

“Ne kemi vendosur që ta bëjmë një mbledhje urgjente ku u konsultuam për kundërshtimin e masave anti-COVID. Rastet e fundit që janë ngritur nuk është faji i gastronomisë por është i fushatës politike. Jemi të vetëdijshëm se gastronomia vepron njëjtë dhe i kundërshtojmë te gjitha masat që i merr qeveria ditët e ardhshme”, ka thënë Kllokoqi.

Në kundërshtim të masave, Kllokoqi ka paralajmëruar marsh të hënën nga ora 14:00 në sheshet e Prishtinës.

“Për neve nuk është e vlefshme asnjë masë dhe për kundërshtim të masave të hënën në ora 2 do e bëjmë një tubim dhe do bëjmë marsh”, tha ai.

Kllokoqi thotë se do kërkojnë hapje totale të gastronomisë dhe nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, ka paralajmëruar protesta.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera