Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/export.jpg

Gërxhaliu:MSA mundësi shumë dimenzionale e pa shfrytëzuar nga Kosova



Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerësoi se pesë vjetori i nënshkrimit të MSA-së, në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian e karakterizon një situatë mjaft shqetësuese për Kosovën, ku për anëtarësim në BE më shumë flitet se sa punohet dhe në mungesë të aktiviteteve konkretet për të shfrytëuzar beneficionet që ofron MSA, Kosova më tutje është vendi i vetëm i izoluar, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë.

“Edhe për kundër mundësive që ka ofruar MSA, Kosova është i vetmi vend i getizuar pa liberalizim të vizave, një nivel të zhvillimit ekonomik mljaft shqetësues, jo stabiliteti politik alaramant dhe bazuar në raportin e progresit, sundimi i rendit dhe ligjit është në pikën më kritike që e dëshmon të vërtetën se qasja e politikëbërësve në Kosovë, se do të merremi me korrupsionin dhe jo me luftën kundër korrupsionit është mesazh shqëtësues përballë institucioneve të BE-së”, tha ai.

Sipas tij deri sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa pozitiv në përmbushjen e agjendës evropiane, Kosova edhe më tutje humb kohë duke këkruar arsyeje për dështim dhe jo për të mobilizuar forcat progresive vendore për të dalë nga dështimi.

“Kosova përveq ngecjes në zhvillim ekonomik, në sundim të rendit dhe ligjit dhe në involvimin e shoqërisë civile përmes një debati konstruktiv fal diskursit politik ku luftohet për pushtet dhe jo për shtet, ku për agjendë integruese flitet dhe nuk bëhet dhe kur skandalet e krimit dhe korrupsionit janë temat më aktuale në Kosovë janë dukuri negative që e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe zhgënjimin e qytetarëve kosovarë, të cilët kanë humbur shpresën për një ardhmëri më të mirë”, theksoi ai.

“Nuk mund të jetë prioritet i qeverive vendore, dialogu me Serbinë si arsyetim i dështimit, por kryerja e obligimeve nga Kosova që dalin në mënyrë të qartë nga Marrëveshje për Stabilizm Asociim. Fati i ardhmërisë së Kosovës në familjen evropiane është në duartë tona në dialog dhe partneritet ndërkombëtar me BE dhe ShBA”, tha ai.

Ndryshe MSA kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg. Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Të fundit

Kryeministri Hoti paralajmëron pako të re prej 182 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Q

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit të kaluar depozitat bankare të shqipt

Snapchat ju ofron mundësinë të fitoni para

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe

Kosova me marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Kr

YouTube me rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklama

Nevoja e ndërtimit të autostradës në kohë pandemie

Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë dhe Prizren, apo siç njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” është paraqitur në Projektligjin e buxhetit për vitin 2021. K

Info Tjera