Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/bundestang-780x439-1.jpg

Gjermania do të marr 180 miliardë euro borxhe të reja për vitin 2021



Komisioni për Buxhetin në Bundestag u takua për shtatëmbëdhjetë orë e gjysmë, për të hartuar Projektbuxhetin e vitit 2021. Propozimi tani është gati.

Koalicioni i madh dëshiron të marrë gati 180 miliardë euro borxhe të reja gjatë vitit të ardhshëm. Si pasojë e krizës së COVID-19 për shëndetësi, transport dhe infrastrukturë nevojiten shumë më shumë para sesa ishte planifikuar, kështu vendosi Komisioni për Buxhetin në Berlin.

Në Buxhetin Federal për vitin 2021 do të ketë 498.6 miliardë euro, që është një dallim shumë i vogël krahasuar me këtë vit kur për shkak të pandemisë është vendosur me procedurë të përshpejtuar që të financohen programe të shumta të ndihmave në vlerë prej dhjetëra e qindra miliarda euro.

Bundestagu duhet ta miratojë këtë dokument në javën e dytë të dhjetorit.

Gjatë konsultimeve 17-orëshe është vendosur që të bëhen ndryshime të shumta nga buxheti i propozuar prej ministrit të Financave, Olaf Scholz (SPD) në muajin shtator. Ky propozim parashikonte 96.2 miliardë borxhe të reja. Por në fillim të kësaj jave ishte e qartë se për shkak të mbylljes së pjesshme në muajt nëntor dhe dhjetor, do të duhen edhe borxhe të reja për të tejkaluar këtë gjendje. Tani flitet edhe për 39.5 miliardë euro të tjera, si ndihma të përkohshme për ndërmarrjet. Ndërsa për vaksinën kundër Coronavirusit do të nevojiten të paktën edhe 2.7 miliardë euro.

Shuma të mëdha do të ndahen edhe për lehtësimin e gjendjes në buxhetet familjare. Vitin e ardhshëm ato nuk do të paguajnë taksat për solidaritetin, ku është ulja më e madhe e tatimeve vitet e fundit. Përveç kësaj, familjet për çdo fëmijë do të marrin edhe 15 euro shtesa në muaj. Për të gjithë taksapaguesit do të rritet shuma e të ardhurave, për të cilat nuk nevojë të paguhen tatime.

Siç thotë eksperti i Unionit CDU/CSU për buxhetin, Eckhardt Rehberg, buxheti i vitit 2021 është tërësisht nën hijen e pandemisë COVID-19.

“Borxhet e larta janë të nevojshme për ta kaluar vendin tonë në këtë pandemi shekullore. Kjo nënkupton shkeljen e rregullave për mosfutjen në borxhe. Por edhe niveli i borxheve federale ka një kufi”, theksoi Rehberg.

Eksperti i ekologjistëve për buxhetin, Sven-Christian Kindler po ashtu thotë se marrja e borxheve të reja është politikë e mirë. Por buxheti i koalicionit të madh dëshmon një çekuilibrim shoqëror dhe lë të papunët si dhe ndërmarrësit private në shi. Investimet për industrinë ekologjike janë tepër të ulëta. Në vend të kësaj, qeveria federale po shpëton koncernet e mëdha që fitojnë para me lëndë djegëse fosile.

Eksperti liberal Otto Fricke kritikoi vendimin për marrjen e kredive të larta. Partitë në pushtet do të merrnin dy herë më shumë borxhe sesa ishte e nevojshme.

Fricke kritikoi koalicionin. Ai thotë se kurrë më parë nuk janë marrë kaq shumë borxhe në një kohë kaq të shkurtë. /Deutsche Welle/

Të fundit

KEK arrinë rekord të prodhimit

Pyetje: Si kanë për formuar Njësitë prodhuese të Energjisë Elektrike? Luigj Imeri: Duke u bazuar në informatat e shërbimeve zyrtare të Korporata Energjetike e Kosovës reflekton se ka arritur

Prodhohet bateria e makinës që mund të karikohet për 5 minuta

Bateri të afta të karikohen plotësisht në pesë minuta janë prodhuar në një fabrikë për herë të parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt makinave elektrike që karikohen aq sh

Bllokohet gjiganti i teknologjisë

Facebook ka pranuar një çështje që la shumë përdorues të iPhone të pyesnin pse kishin dalë nga aplikacioni i mediave sociale. Gjiganti i teknologjisë zbuloi një “ndryshim konfigurimi” t

ATK, së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes

ATK-ja me shërbim të ri elektronik për tatim paguesit

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes

Mbi 700 mijë euro nga diaspora për menaxhimin e pandemisë

Është bërë e ditur, se vlera e grumbullimit të të ardhurave nga diaspora vetëm për Covid është mbi 717 mijë euro, ndihmat këto të ardhura nga diaspora, tha drejtori i Thesarit të Kosovë

Info Tjera