Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/vw.jpg

Gjermania tejkalon SHBA-në, për veturat e reja elektrike të regjistruara



Gjermania pa një bum kur bëhet fjalë për makinat elektrike vitin e kaluar.

Madje, ky vend, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si tregu i dytë më i madh për makinat elektrike.

Këto të dhëna thuhet se dalin sipas një raporti të së martës nga Qendra për Energji Diellore dhe Hulumtim të Hidrogjenit Baden-Wuerttemberg (ZSW).

Kina mbetet tregu më i madh në botë për industrinë, me 1.25 milion regjistrime të reja në vitin 2020 – më shumë se një e treta e 3.18 milionë regjistrimeve globale.

Por, nëse vazhdon trendi i tanishëm, kjo nuk do të vazhdojë për shumë gjatë.

Kjo pasi që, ndërsa tregu kinez u rrit vetëm me 3 për qind, në të gjithë botën ai u rrit me 38 për qind.

Kjo u nxit kryesisht nga Evropa dhe e udhëhequr nga Gjermania, e cila raportoi një rritje prej 264 për qind në pothuajse 395,000 makina – rritja më e fortë në përgjithësi, sipas ZSW, përcjell Telegrafi.

Evropa në tërësi – përfshirë BE, Britaninë, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën – pa 134 për qind rritje dhe më shumë regjistrime makinash sesa Kina me 1.37 milion.

Pas Kinës dhe Gjermanisë, SHBA është tregu i tretë më i madh, me 322,000 makina elektrike të regjistruara rishtas dhe hibride plug-in në vitin e fundit – pasuar nga Franca me 195,000, Britania me 175,000 dhe Norvegjia me 108,000.

Vendet “shtatë deri në dhjetë janë të okupuara” nga Suedia me 94,000, Holanda me 88,000, Italia me 60,000 dhe Kanadaja me 53,000.

“Tregu i makinave elektrike po tregon zhvillim premtues në shumë vende, veçanërisht në Bashkimin Evropian”, thotë Frithjof Staiss, një anëtar i bordit ekzekutiv të ZSW.

Por ai ia atribuon këtë normave më të larta të subvencionit dhe masave të tjera të tilla si tatimi mbi vlerën e shtuar në Gjermani dhe thotë se këto stimuj duhet të konvertohen në rritje të drejtuar nga tregu.

Të fundit

Disa truke që do t’iu ndihmojnë të harxhoni më pak energji elektrike

Askush nuk do të harxhojë para të tepërta për energjinë elektrike. E vërteta është që thuajse të gjitha paisjet, edhe kur nuk janë në punë, por vazhdojnë të jenë në prizë, harxhojn

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Info Tjera