Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/180221-1-1024x639-1.jpg

Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë



Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Yllka Metaj.

Gjatë takimit, Guvernatori informoi Drejtoreshën Metaj lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë periudhës së pandemisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato në aktivitetin e tyre.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren, në rast të nevojës së mëtejme për t’i ndihmuar bizneset që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.

Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë kanë falënderuar Guvernatorin Mehmeti për takimin dhe paraqitën kërkesat e tyre ndaj BQK-së dhe sektorit bankar, me qëllim të lehtësimit dhe përkrahjes së aktivitetit të bizneseve anëtare të këtij Rrjeti.

Të fundit

Konsumi i çokollatës zvicerane bie në nivelet më të ulëta në 40 vjet

Për herë të parë që nga viti 1982, konsumi mesatar vjetor i çokollatës në Zvicër ka rënë nën 10 kg për person. Mesatarisht, një banor zviceran grumbulloi 9,9 kg çokollatë në vitin 202

Bill Gates tregon arsyen pse përdor një telefon Android para iPhone

Bill Gates zbuloi se ai ende preferon të përdorë një telefon Android para atij iPhone. Gjatë një interviste të fundit në aplikacionin “Clubhouse”, ai shpjegoi se prodhuesit e Android janë

Pas Ministrisë së Financave, dyshohet për sulm kibernetik edhe në Telekom

Pas sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave, është raportuar se ka pasur sulm kibernetik edhe në Telekomin e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga policia. “Sot është raportuar për sulme kibe

Versioni i fundit i Telegram ju shtyn të ikni nga WhatsApp

Telegram ka qenë një prej aplikacioneve të para që ka lejuar fshirjen manuale të mesazheve që shkëmbeni në platformë në të dy anët e komunikimit. Megjithatë me përditësimin e fundit Tel

Komisioni autorizon hetimin e masës së ndihmës shtetërore

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) në takimin e dytë të rregullt për vitin 2021, të datës 26.02.21, ka autorizuar hetimin e masës së ndihmës – Lehtësim i qasjes në financim për

Twitter planifikon lejimin e disa postimeve me pagesë

Rrjeti social Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive. Veçoria e re do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për t

Info Tjera