Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Bedri-Hamza-1-768x434-1.png

Hamza: PDK do të votojë pro buxhetit



Partia Demokratike e Kosovës pritet të përkrahë me votë miratimin e Projektligjit për buxhetin e vitit 2021 të Kosovës, në seancën e Kuvendit të Kosovës më 28 dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur për media, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se beson që PDK do të votojë pro buxhetit.

“Bazuar në situatën shumë serioze që mund të jetë si pasojë e mungesës së buxhetit, bazuar në mundësinë që zgjedhjet mund të zgjasin deri në konstituimin e institucioneve, me qëllim që punonjësit mos të mbesin pa paga dhe pensionistët pa pensione e shumë pagesa tjera besoj që PDK do të votoj pro”, ka thënë Hamza.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet zyrtarisht në një seancë të jashtëzakonshme të hënën e javës së ardhshme, më 28 dhjetor në ora 11:00.Në këtë seancë, janë dy pika të rendit të ditës: Votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

PDK-ja në këtë legjislaturë kishte përkrahur qeverinë, duke votuar edhe për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së. Kushtetuesja ka urdhëruar edhe shkuarjen në zgjedhje brenda 40 ditësh.

Të fundit

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez

Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë. Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vje

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Info Tjera