Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/hotii.jpg

Hoti premton rritje të pakos ekonomike për vitin 2021



Kryeministri i Kosovës, Avdullah ka deklaruar se beson që fondin e rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021, do ta rrisin edhe më shumë gjatë dy leximeve në Kuvend, por gjithashtu tha se janë duke diskutuar edhe me donatorë për t’i bërë bashkë të gjitha fondet në funksion të rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti këto komente i bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave për skemat e granteve, programi i rimëkëmbjes ekonomike, e cila u organizua nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Ai tha se me këtë skemë janë rreth 500 punëtorë që do të përfitojnë vende pune.

“Unë shpresoj që kjo masë sado simbolike që mund të jetë, është një lehtësim në veçanti për bizneset e vogla dhe të mesme dhe është me interes që janë marrë specifikat e regjioneve të ndryshme në aspektin e zhvillimit rajonal. Ne kemi edhe masa tjera siç e dini të mbështetjeve të bizneseve…Kjo masë nuk është e fundit, ne jemi të detyruar që edhe në vitin e ardhshëm të parashohim një fond për rimëkëmbjen ekonomike të cilin e kemi bërë pjesë të buxhetit në vlerë prej 182 milionë, po i cili do të rritet, besoj që gjatë dy leximeve në Kuvend do ta rrisim më tutje dhe gjithashtu jemi duke diskutuar edhe me donatorë, partnerë tanë zhvillimor për t’i bërë bashkë të gjitha fondet në funksion të rimëkëmbjen ekonomike. Krejt fokusi jonë gjatë kësaj periudhe ka qenë që ne t’iu ndihmojmë familjeve, t’iu ndihmojmë bizneseve që në një farë mënyre të qëndrojnë në treg“, tha ai.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan ka uruar të gjithë përfituesit e skemës së grantëve, skemë kjo e cila kap vlerën 8 milionë euro.

“Aplikusit besojmë që i kanë pasur në dispozicion të gjitha udhëzimet lidhur me kriteret dhe procesin e aplikimit. Nga 667 aplikantë që kanë qenë gjithsejtë, sot në këtë ceremoni po nënshkruajmë kontratat me 156 prej tyre si përfitues nga pesë rajone të zhvillimit, lot 1 në total 59 përfitues dhe lot 2, 97 biznese ose përfitues“, tha ai.

Sipas tij, kjo skemë synon të punësojë rreth 500 punëtorë të rinj, do të kontribuojë në avancimin e proceseve të bizneseve dhe rritjen e eksportit.

Të fundit

Pse duhet të ndaloni së përdoruri Messenger-in e Facebook-ut?

Nëse jeni një nga 1.3 miliardë përdoruesit e këtij aplikacioni, paralajmëron media e Amerikës së Veriut, një problem i ri dhe serioz mund t’ju bindë ta braktisni atë. “Të gjithë e dim

Sa paguhen kosovarët në Gjermani dhe Zvicër?

Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugën jashtë vendit. Për punën që bëjnë në shtetet e huaja, thu

Gabimisht hodhi në mbeturina hard-diskun që ruante bitcoin në vlerë prej 280 milionë dollarëve

Një britanik i cili rastësisht ka hedhur hard diskun brenda të cilit kishte bitcoin, sërish i ka bërë thirrje autoriteteve lokale që ta lejojnë ta kërkojë në lokacionin e një deponie. Jame

Si ta pastroni tastierën e kompjuterit?

Është stina e vitit kur viruset përhapen dhe kur përpiqemi të mbroheni nga të gjitha bakteret e mundshme, pra mbase mu tash është koha e duhur që ta pastroni tastierën tuaj. Tingëllon e pab

Telekomit të premten i skadon afati për pagesën e borxhit ndaj Z-Mobile

Të premten është afati i fundit i pagesës së këstit të parë të borxhit që Telekomi i obligohet kompanisë Z-Mobile. Zyrtarët e Telekomit kanë thënë se ndërmarrja e ka të vështirë të

Ndikimi i pandemisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë vitit 2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri t

Info Tjera