Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/KEKSipituliRudnik.jpg

KEK ndërpret praktikën e emërimeve arbitrare të menaxherëve



Korporata Energjetike e Kosovës ka theksuar se ndjehet e obliguar për sqarimin e opinionit, se shkrimi i publikuar në një portal në lidhje me “avancime të militantëve të partive në pozita të larta në KEK”, siç potencohet në këtë artikull, është tendencioz dhe si i tillë fund e krye përmban shpifje me të cilat është munduar të dezinformoj publikun me qëllim të dëmtimit të imazhit të KEK-ut dhe zyrtarëve të saj.

“Prandaj, kemi për obligim të njoftojmë opinionin e gjerë publik se, e vërteta është se KEK-u pikërisht me qëllim të korrigjimit të lëshimeve të mëhershme që kishin të bënin me emërime  arbitrare, tash e tutje në KEK nuk mund të bëhet ASNJE emërim e posaçërisht në pozita menaxheriale pa u plotësuar kushtet e vendit të punës dhe pa iu nënshtruar konkurrencës (konkursit)”, njofton KEK.

Si rrjedhojë, të gjitha gjoja “avancimet” që përmend ky portal, e që sipas KEK nuk qëndrojnë kanë të bëjnë me caktimin e zyrtarëve ne pozita të ushtruesit të detyrës me mandat shumë të limituar në kohë (jo me gjatë se 6 muaj).

Gjatë kësaj periudhe do të shpallet konkursi dhe do të bëhet përzgjidhja meritore bazuar në përgatitjen profesionale konform kritereve të konkursit.

“Përndryshe, të gjithë zyrtarët që caktohen në pozitat e përkohshme të ushtruesit të detyrës duhet të jenë dhe janë punonjës dhe profesionist shumëvjeçar në profesionet, njësitë dhe departamentet përkatëse, që i plotësojnë kushtet e vendit të punës, gjë që fatkeqësisht nuk ka ndodhur gjithmonë deri më tani, ku me mandat të përhershëm ishin caktuar zyrtar që as për së afërmi nuk i kishin plotësuar kushtet e atij vendi të punës”.

“Për këtë portal kjo dukuri tashmë është bërë rutinë! pasi që nga ndryshimet e fundit në KEK ka publikuar dhjetëra artikuj me shpifje nga më të ndryshmet duke u thirrur vetëm në “burimet nga KEK”. Pra, as edhe  njëherë nuk e ka marrë mundin që të verifikoj të vërtetën ose të paktën ta merr qëndrimin zyrtarë të KEK-ut, ashtu siç edhe e kërkon etika gazetareske”, deklaron KEK.  

Fare në fund, KEK-u sipas detyrës zyrtare në rastet kur në mënyrë të qëllimshme tentohet t’i dëmtohet imazhi korporatës dhe zyrtarëve të saj ka për obligim të reagoj.

“Prandaj, edhe në rastin konkret menjëherë do të nisim hapat ligjor për eliminimin e dëmeve që i janë shkaktuar korporatës dhe zyrtarëve të saj si pasojë e shpifjeve të qëllimshme që janë lansuar gjatë tre mujorit të fundit nga ky portal”, thekson ne fund KEK.

Të fundit

AKB: Pakoja emergjente e vogël për nevojat e mëdha të Kosovës

AKB e vlerson të vogel pakon emergjente për nevojat e ekonomisë dhe qytetarve të Kosovës për të cilen për her të parë sektori privat ka nevoj mbështetje të drejt për së drejti nga shteti

Zhvillime të reja rreth tërheqjes së pensioneve

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njofruar se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit. Der

Nis ekzekutimi i 170 eurove të Pakos Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente për muajt të cilët nuk janë paguar. Bajrami në një shkrim pu

Frutex rrit eksportin për 20% gjatë pandemisë

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID 19, ka ndikuar në rënien e shitjeve në tregun e Kosovës edhe me produktet e prodhuara në Frutex , por kjo rënie në tregun vendor ësht

Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Si pasojë e pandemisë COVID-19, buxheti i shtetit të Kosovës brenda gjashtë muajve ka më pak të hyra për afro 100 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thon

Ja cilën ditë shpërndahen mjetet e pa paguara

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar. “Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po

Info Tjera